TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kurti zhvilloi një bashkëbisedim me studentët përfitues të bursave për studime jashtë vendit

nga tëvë1
23 Gusht, 2023
0
A A
Kurti zhvilloi një bashkëbisedim me studentët përfitues të bursave për studime jashtë vendit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentë të cilët janë përfitues të bursës për vitin 2023-2024 për studime jashtë Kosovës përmes skemave: Chevening (Mbretëria e Bashkuar), Young Cells (Bashkimi Evropian), DAAD (Gjermani) dhe Turkiye Burslari (Turqi).

Në njoftimin Qeverisë thuhet se në këtë bashkëbisedim kryeministri Kurti i është përgjigjur fillimisht interesimit të studentëve për çështje të ndryshme, si përfshirja e të rinjve në sektor privat, përfshirja në tregun e punës, për procesin pas liberalizimit të vizave për Kosovën nga BE, procesin e reformave të përgjithshme, migrimin, ndërlidhjen e arsimit me ekonominë dhe energjinë.

“Duke folur për sektorin publik dhe atë privat, kryeministri përmendi masat dhe programet e qeverisë të cilat targetojnë punësimin te të rinjtë siç është rasti me programin “Praktikë në Qeveri” përmes së cilit janë angazhuar në institucioneve publike rreth 250 të rinj si praktikantë me pagesë për një periudhe gjashtë mujore, apo platforma SuperPuna, falë së cilës punësim kanë gjetur mbi 5000 të rinj të moshës 18-25 vjeçar të cilëve u subvencionohet nga qeveria 264 paga e tyre mujore. Ai gjithashtu nënvizoi edhe faktin që aktualisht është duke u hartuar Plani i Veprimit të Garancisë Rinore, që garanton se çdo i ri do të jetë i angazhuar në arsim, trajnim apo punë”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se në këtë bashkëbisedim me studentët, kryeministri foli edhe për reformat e përgjithshme të bëra në qeverisjen e tij, ku veçoi ndërlidhjen e sistemit arsimor me ekonominë e vendit.

Sipas ekzekutivit, si rezultat i prioritizimit të arsimit dual dhe aftësimit profesional nga ky vit i ri shkollor do të arsimi dual do të zgjerohet shumëfish nga viti i kaluar duke gjete zbatim në 21 shkolla të 13 komunave në 12 profile të ndryshme: kuzhinier, kamerier, floktar, murator, rrobaqepësi, automekanik, metal përpunues, përpunues i drurit, instalues i ngrohjes dhe klimatizimit, instalues elektrik, tregti me shumicë dhe pakicë dhe estetist. Përpos kësaj, në njoftim thuhet se arsimi publik i lartë është bërë falas, ndërkaq vëmendje e veçantë i është dhënë edhe mbështetjes financiare për studentë të dalluar dhe në fusha deficitare, kur deri më tani rreth 4 mijë studentë përfituan bursa për studime brenda dhe jashtë vendit, përfshirë: 1,365 bursa për gra dhe vajza studente në fushat STEM, 500 bursa për komunitetet joshumicë.

“Biseduan edhe për sektorin e energjisë, për qasjen e qeverisë dhe veprimet e saj drejt tranzicionit energjetik, rritjes së kapaciteteve të prodhimit, por edhe për masat e deritanishme që synojnë eficiencën e energjisë nëpërmjet së cilës në njërën anë ulet konsumi i energjisë, në anën tjetër ulen shpenzimet si për qytetarët ashtu edhe për buxhetin e shtetit në raport me importin e energjisë elektrike nga jashtë”, thuhet në njoftim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Diku 30 kurbanë i shita” – blegtorët ankohen për kushtet e tregut

“Diku 30 kurbanë i shita” – blegtorët ankohen për kushtet e tregut

Liderët për vizitë në BIK, bëjnë thirrje për reflektim e solidaritet

Liderët për vizitë në BIK, bëjnë thirrje për reflektim e solidaritet

Java fillon me mot të mirë

Mot me temperatura të larta në fundjavë

Ish-presidenti kroat shpallet qytetar nderi i Gjilanit

Ish-presidenti kroat shpallet qytetar nderi i Gjilanit

“Diku 30 kurbanë i shita” – blegtorët ankohen për kushtet e tregut

“Diku 30 kurbanë i shita” – blegtorët ankohen për kushtet e tregut

Liderët për vizitë në BIK, bëjnë thirrje për reflektim e solidaritet

Liderët për vizitë në BIK, bëjnë thirrje për reflektim e solidaritet

Java fillon me mot të mirë

Mot me temperatura të larta në fundjavë

Mediat spanjolle: Yamal mposht Dembélén në garën për “Topin e Artë”

Mediat spanjolle: Yamal mposht Dembélén në garën për “Topin e Artë”

Ardian Ismajli drejt kampionatit turk, Beshiktashi klubi i tij i ri

Ardian Ismajli drejt kampionatit turk, Beshiktashi klubi i tij i ri

Ish-presidenti kroat shpallet qytetar nderi i Gjilanit

Ish-presidenti kroat shpallet qytetar nderi i Gjilanit

Rama: Të mbyllim hendeqet për të siguruar një harmoni në Evropë

Rama: Shqipëria sot prodhon më shumë arkitekturë se e gjithë Evropa bashkë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X