TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti viziton fushën e mbjellur me luledielli në Ferizaj

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kurti viziton fushën e mbjellur me luledielli në Ferizaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, paraditen e së shtunës ka vizituar fushën e mbjellur me luledielli nga fermeri Shukri Sallahu në Zllatar të Komunës së Ferizajt.

Kurti, atje ishte i shoqëruar nga zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi, deputetët e Kuvendit, Valon Ramadani, Shqipe Metaj Isufi, Adelina Grainca dhe Enver Haliti.

Derisa, kryeministri shprehu përgëzime për punën e deritanishme të fermerit i cili këtë vit mbolli 53 hektarë, derisa vitin e kaluar pati mbjellur 30 hektarë me luledielli.

“E përgëzova për punën dhe për rezultatin i cili shihet qysh tash ndonëse përfundimisht do ta shohim në fund të gushtit atëherë kur kjo fushë me luledielli do të korret dhe do të mund të ngarkohet për t’u shndërruar në vaj”, tha kryeministri.

Ai shtoi se Ministria Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka subvencionuar vitin e kaluar fermerët qe kanë mbjellur gjithsej 280 hektarë me luledielli, ndërkaq sivjet kanë pranuar aplikime për subcencinim për 1100 hektarë me luledielli. Siç tha ai, kjo është një dëshmi se do të jemi gjithnjë pranë fermerëve të cilët mbjellin e korrin e të cilët i kontribuojnë prodhimit dhe rendimentit tonë bujqësor.

“Ushqimi ynë në tryezat tona duhet të jetë nga toka jonë në të gjitha kulturat bujqësore që mund të bëhen në Kosovën tonë të dashur”, përfundoi Kryeministri Kurti.

Ndërkaq, Shukri Sallahu, fermer i fshatit Zllatar, pati falënderim të veçantë për kryeministrin. Ai tha se me lehtësimin e procedurave për aplikim dhe rritjen e subvencioneve për fermerët nga Qeveria, është rritur edhe vullneti për punë.

Ndryshe, këtë vit në mesin e shumë kulturave tjera bujqësore, fermerët aplikues përfituan subvencione prej 454 euro për një hektar të mbjellur me luledielli nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zeqa: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqa: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Smajljaj: Subjektet politike po luajnë “kile”, s’duan marrëveshje

Smajljaj: Subjektet politike po luajnë “kile”, s’duan marrëveshje

Laborantja e QMF-së në veri largohet nga puna

Laborantja e QMF-së në veri largohet nga puna

NASA s’e bind kosovarin, Nexhi Krasniqi për Tëvë1: Unë prapë e kam atë mendim

“Këndi i Debatit” 08.04.2026

“Këndi i Debatit” 08.04.2026

Rahoveci mbetet në Superligë, bie Vëllaznimi

Rahoveci mbetet në Superligë, bie Vëllaznimi

Laborantja e QMF-së në veri largohet nga puna

Laborantja e QMF-së në veri largohet nga puna

NASA s’e bind kosovarin, Nexhi Krasniqi për Tëvë1: Unë prapë e kam atë mendim

NASA s’e bind kosovarin, Nexhi Krasniqi për Tëvë1: Unë prapë e kam atë mendim

Flet shqiptari Albon Rexhepi, tregon si ndihmoi NASA-n në rrugën drejt Hënës

Flet shqiptari Albon Rexhepi, tregon si ndihmoi NASA-n në rrugën drejt Hënës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën