TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti viziton familjet e tre policëve kosovarë të rrëmbyer nga forcat serbe

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti viziton familjet e tre policëve kosovarë të rrëmbyer nga forcat serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar familjarët e Beqir Sefës, Rifat Zekës dhe Shemë Mustafës, tre policëve të Kosovës të rrëmbyer dje nga forcat serbe në kufi me Serbinë e në brendi të territorit të Kosovës.

Zyra e Kryeministrit ka bërëtë ditur se, në Mitrovicë, Kurti u mirëprit nga familjarët e Shemë Mustafës, përfshirë të vëllanë e tij që ishte po ashtu polic kufitar, raporton teve1.info

“Familjarët vlerësuan përkrahjen nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe nga populli, që po ua lehtëson barrën”, thuhet në komunikatë.

E në fshatin Peran të Komunës së Podujevës, ai u prit nga familjarët e Beqir Sefës, në mesin të cilëve ishte dhe djali i tij, që po ashtu është pjesëtar i Policisë së Kosovës në Prishtinë dhe i angazhuar në Task Forcën për veri.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se, Kurti i njoftoi familjarët se Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi është në kontakt me institucionet atje, në përpjekje për të marrë sa më parë dhe sa më shumë informacione për gjendjen e policëve të rrëmbyer.

Në fshatin Letanc të Komunës së Podujevës, kryeministri Kurti pastaj vazhdoi me vizitën te familja e Rifat Zekës. Ai shprehu mbështetjen dhe solidaritetin me familjen.

“Kryeministri ritheksoi se Republika e Kosovës është në të drejtën e saj dhe se dëshmitë që posedojnë institucionet e vendit dokumentojnë se zyrtarët e Policisë së Kosovës ishin brenda territorit të Republikës. Policët ishin në nivel detyre, në luftim të kontrabandës, në atë pjesë ku më herët janë mbyllur 16 rrugë ilegale. Familjarët u shprehën falënderues për vizitën dhe kujdesin e treguar, dhe theksuan besimin e plotë në institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maqedonci: Kosova nis prodhimin e municioneve ushtarake me standard NATO-je në dhjetor

Maqedonci: Kosova nis prodhimin e municioneve ushtarake me standard NATO-je në dhjetor

Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kërcënim për Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare

Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kërcënim për Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare

Kurti: Arkivi i Kosovës, gardian i kujtesës historike të vendit

Kurti: Arkivi i Kosovës, gardian i kujtesës historike të vendit

Gjendja e të plagosurit në Prishtinë është stabile

QKUK jep detaje për gjendjen e të plagosurit në Prishtinë

Emisioni “Info Nata” 23.03.2026

Kulla: Irani tregoi se arma më e rrezikshme nuk janë raketat, por nafta dhe gazi

Kulla: Irani tregoi se arma më e rrezikshme nuk janë raketat, por nafta dhe gazi

Fiksioni dhe realiteti: Për bashkëpunimin e Shqipërisë me Kosovën duhen më pak slogane, më shumë fakte dhe mbi të gjitha qetësi e maturi

Fiksioni dhe realiteti: Për bashkëpunimin e Shqipërisë me Kosovën duhen më pak slogane, më shumë fakte dhe mbi të gjitha qetësi e maturi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën