TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti vizitoi Muzeun e Fëmijërisë së Luftës

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kurti vizitoi Muzeun e Fëmijërisë së Luftës

Në këtë muze janë të ekspozuara lodra, libra, këpucë e pantallona të fëmijëve, të cilët kanë ruajtur kujtimet e tyre  gjatë luftërave.

Aty dëgjohen e lexohen rrëfimet e kohës së luftës të fëmijëve nga Bosnja e Hercegovina, Kosova, Kroacia, Serbia, Siria, Afganistani, Palestina, e së fundmi edhe nga Ukraina. Të njëjta janë përvojat, të ngjashme janë ngjarjet, kurse e përbashkëta e tyre është lufta e dhimbshme e shkatërruese.

Të dielën edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me nënkryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevci, e cila i mbijetoi masakrës së forcave paramilitare serbe kundër familjes së saj në vitin 1999, e vizituan këtë ekspozitë.

Një muze shumë i rëndësishëm në përpjekjet tona të përbashkëta për përkujtim e mospërseritje, tha kryeministri Kurti teksa rikujtoi që 1133 fëmijë u vranë e u masakruan gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Është detyrë e secilit prej nesh, shtoi ai, që të mos ndalemi së kërkuari drejtësi, e që e vërteta të dalë në pah për të gjitha këto jetë të humbura të fëmijëve.

Muzeu i Fëmijërisë së Luftës, ka selinë kryesore në Sarajevë, por ka dy javë që është hapur në Galerinë Kombëtare të Kosovës, ku është plotësuar edhe me rroba e gjësende nga fëmijëria e luftës e fëmijëve kosovarë.

Ekspozita është hapur me bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Galerisë Kombëtare të Kosovës, ForumitZFD dhe Zyres së BE-së në Kosovë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis takimi trelateral i mbrojtjes mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

Nis takimi trelateral i mbrojtjes mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

Tërmet në Maqedoni të Veriut

Ministria e Mjedisit del me udhëzime se si të veprohet në rast të tërmetit

​Bashkatdhetarët shkojnë në Speciale për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit

​Bashkatdhetarët shkojnë në Speciale për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit

Hapet sot periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Prokuroria Themelore në Pejë vazhdon intervistimet për dyshimet për manipulim votash në Klinë

Policia gjen granata dore në një shtëpi të braktisur në Zubin-Potok

Policia gjen granata dore në një shtëpi të braktisur në Zubin-Potok

Vdes një person në spitalin e Gjakovës, policia jep detaje

Vdes një person në spitalin e Gjakovës, policia jep detaje

Zhduket një femër në Gjilan

Zhduket një grua në Gjakovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën