TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Veprimet në veri nuk janë kundër askujt, u bënë në koordinim me ShBA-në e BE-në

Kryeministri Albin Kurti në një prononcim për tëvë1 ka thënë se veprimet në veri nuk janë kundër askujt, e se të njëjtat janë bërë në koordinimin me SHBA-në dhe BE-në. Këto komente i pari i Qeverisë i dha në veri, me ç’rast mori pjesë në përurimin e stacionit të policisë në Leshak të Leposaviqit.

by Venhar Isufi
1 vit ago
4 0
A A

Ndalesën e parë e pati tek Ura e Ibrit.

Aty kryeministri Albin Kurti u prit nga qytetarë të shumtë.

Madje kishte të atillë që në gjoks mbanin veshje me figurën e tij.

Pas përshëndetjeve, vizitën e vazhdoi në drejtim të sheshit në Mitrovicë të Veriut.

Pas përfundimit të takimit me qytetarë, Kurti për Tëvë1 foli për situatën në katër komunat veriore.

Sipas tij, të gjitha veprimet e ndërmarra në veri janë bërë në koordinimin me SHBA-në dhe BE-në.

“Ne angazhohemi për të gjithë qytetarët. Pra kjo nuk është për inate të askujt kjo është për të mirën e qytetarëve të Republikës pa dallim prejardhje, etnie, moshe, gjinie e feje dhe unë jam i bindur që eliminimi i strukturave ilegale e paralele të Serbisë është në dobi edhe të vet serbëve të cilët janë çliruar prej prej zullumqarëve e mujsharëve që i terrorizonin qytetarët qoftë me kërcënime e shantazhe, qoftë edhe me sulme fizike e që ne dimë se janë rreth 20 vetura të djegura të serbëve në veri nga strukturat e Serbisë për arsyeje se ato po bashkëpunonin me shtetin e Kosovës që është i orientuar nga Bashkimi Evropian, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga NATO-ja”, tha ai.

Shefi i Ekzekutivit u ndal edhe në një biznes të shqiptarëve, nga ku tha se të njëjtit kanë bashkëpunim me të gjithë qytetarët pa dallim.

“Erdhëm këtu në veri të Mitrovicës ku duket qartë se qytetarët qarkullojnë lirshëm bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, ekonomia, tregu i lidhë ata i afron ata, edhe unë dua sa më shumë bashkëpunim rritje ekonomike e mirëqenie sociale”, potencoi Kurti.

Përveç vizitës në veri të Mitrovicës, Kurti vizitoi edhe përurimin e stacionit të policisë në Leshak të Leposaviqit.

“Është për t’i ofruar shërbime dhe siguri qytetarëve, ka kushtuar më pak se 782 mijë euro është ndërtuar me më pak se sa pesë muaj, herën e fundit kur isha atje ishte me rastin e vendosjes së gurthemelit në datën 10 shtator të vitit të kaluar, pastaj isha edhe në Ujman”, shtoi ai.

Vizitën e përfundoi në liqenin e Ujmanit, teksa tha se do ta vazhdojnë shtrirjen e sovranitetit në veri.

Tags: albin kurtiTeve1veri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxhaj: Kriza për presidentin është krizë e egos për pushtet

Hoxhaj: Kriza për presidentin është krizë e egos për pushtet

Gjykimin e krimeve të luftës – kërkohet hetim më efikas nga Prokuroria e Policia

Gjykimin e krimeve të luftës – kërkohet hetim më efikas nga Prokuroria e Policia

Qytetarët: Ndjehemi mirë kur ndihmojmë të tjerët në këtë muaj të madhërishëm

Qytetarët: Ndjehemi mirë kur ndihmojmë të tjerët në këtë muaj të madhërishëm

Komuna e Gjakovës hap thirrjen për pranimin e kërkesave për vlerësim nga dëmet

Mbi 7 milionë euro vlera e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, Qeveria hesht

Gërvalla paralajmëron njohjet të reja pas atyre nga Kenia e Sudani

Gërvalla thotë se Orav e trajtoi Kosovën si partner serioz

Kurti: Po fuqizojmë Policinë në luftën kundër shpërndarjes së substancave narkotike

Kurti: Të gjitha terminalet doganore po i kthejmë në pronësi të shtetit

Foda flet për duelin e Kosovës me Sllovakinë: “Gjasat janë 50-50”

Foda flet për duelin e Kosovës me Sllovakinë: “Gjasat janë 50-50”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën