TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti uron Pashkët: Na bëftë më të fortë për t’i duruar mundimet e për ta ndihmuar njëri-tjetrin

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kryeminstri Kurti nuk deklaron shifra të sakta rreth Fondit te Sigurisë

Në një postim në Facebook, Kurti ka thënë se fuqia e dashurisë për njeriun dhe shpresa për të janë sot më shumë se kurrë të thirrura për të na e përmbushur sprovën.

“Qoftë kjo Pashkë, e bardhë e mbarë për familjet e të gjithë besimtarëve. Na bëftë më të fortë për t’i duruar mundimet e për ta ndihmuar njëri-tjetrin. Këto vite i kaluam të sfiduar nga pandemia e vështirësitë. E tani një popull i madh në kontinentin tonë po përjeton luftën e pushtimin, krimet dhe tmerrin e masakrave. Qofshin këto kremtime edhe lavd për dashurinë e qëndrueshmërinë e madhe të ukrainasve për atdheun e tyre, lirinë dhe demokracinë aty dhe në të gjithë Evropën. Paçim durimin për t’ia dalë mbanë bashkë e më së shumti me ata që e kanë nevojën për ndihmën tonë. Ngase me mesazhin e mirësisë dhe ringjalljes, vjen shpresa se pas errësirës lind drita e pas dëshpërimit çel gëzimi”, ka shkruar Kurti ndër të tjerash. /Teve1.info/

Postimi i tij i plotë:

Urime Pashkën!

Sonte, besimtarët katolikë e protestantë anekënd botës, e bashkë me ta dhe besimtarët shqiptarë, përgatiten të kremtojnë agimin e ringjalljes dhe dritës, dashurisë dhe shpresës. Pashkën e madhe.

Fuqia e dashurisë për njeriun dhe shpresa për të janë sot më shumë se kurrë të thirrura për të na e përmbushur sprovën.

Qoftë kjo Pashkë, e bardhë e mbarë për familjet e të gjithë besimtarëve. Na bëftë më të fortë për t’i duruar mundimet e për ta ndihmuar njëri-tjetrin.

Këto vite i kaluam të sfiduar nga pandemia e vështirësitë. E tani një popull i madh në kontinentin tonë po përjeton luftën e pushtimin, krimet dhe tmerrin e masakrave. Qofshin këto kremtime edhe lavd për dashurinë e qëndrueshmërinë e madhe të ukrainasve për atdheun e tyre, lirinë dhe demokracinë aty dhe në të gjithë Evropën.
Paçim durimin për t’ia dalë mbanë bashkë e më së shumti me ata që e kanë nevojën për ndihmën tonë. Ngase me mesazhin e mirësisë dhe ringjalljes, vjen shpresa se pas errësirës lind drita e pas dëshpërimit çel gëzimi.

Urime Pashka, siç thotë ungjilli kënduar në shqip – “Jezusi, pasi i deshi të tijtë që ishin në botë, i deshi deri në fund të fundit”, – nga Gjon Buzuku ynë shkruar në Meshar: Gjithë popullsinë e krishtenë ndër Arbanit ata n’mortajet largo, ty të lusmë. O Zot!

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ngritet aktakuzë për krime lufte ndaj gardianes në burgun e Lipjanit

Ngritet aktakuzë për krime lufte ndaj gardianes në burgun e Lipjanit

Specialja ia vazhdon paraburgimin Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Specialja ia vazhdon paraburgimin Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Hamza takon shefen e Zyrës së Bankës Botërore për Kosovën, flasin për prioritetet ekonomike të vendit

Hamza takon shefen e Zyrës së Bankës Botërore për Kosovën, flasin për prioritetet ekonomike të vendit

MAShT: Vetëm në Prishtinë nuk u mbajt mësimi, orët e humbura do të zëvendësohen

MAShT tërheq 16 licenca të mësimdhënësve

Osmani viziton familjet e viktimave të Masakrës së Reçakut: Dhimbja është shndërruar në qëndresë

Osmani viziton familjet e viktimave të Masakrës së Reçakut: Dhimbja është shndërruar në qëndresë

MKRS-ja: Nuk kemi anuluar tenderët për stadiumet

MKRS-ja paralajmëron FFK-në, për Kuvendin Zgjedhor të 5 shkurtit

Irani ka arrestuar 3 mijë persona për rol në protestat e vazhdueshme mbarëkombëtare

Irani ka arrestuar 3 mijë persona për rol në protestat e vazhdueshme mbarëkombëtare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën