Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Veteranëve.
Në një postim në platformën X, Kurti ka nderuar shërbimin dhe sakrificën e burrave dhe grave të Forcave të Armatosura të SHBA-së.
“Në Ditën e Veteranëve, ne nderojmë shërbimin dhe sakrificën e burrave dhe grave të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara. Përkushtimi juaj ndaj lirisë, paqes dhe demokracisë ka forcuar vlerat tona të përbashkëta dhe partneritetin tonë të qëndrueshëm,” ka shkruar Kurti.







