TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kurti uron ditën e Romëve: Jemi të përkushtuar që qytetarët të trajtohen pa diskriminim

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Ardhja e mjekëve nga diaspora, Kurti: Çdo ditë vonesë është kohë e humbur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Romëve.

Kurti ka thënë se Qeveria e udhëhequr prej tij është e përkushtuar që të trajtojë të gjithë qytetarët e Kosovës pa diskriminim, derisa ka përmendur Strategjinë për Avancimin e të Drejtave të Komunitetit Rom dhe Ashkali si një të arritur për të pasur sa më pak diskriminim.

“Prandaj kemi punuar dhe angazhohemi vazhdimisht bashkërisht për të drejta të barabarta individuale dhe kolektive të përfaqësuesve të të gjitha komuniteteve. Me këtë synim së bashku kemi hartuar Strategjinë për Avancimin e të Drejtave të Komunitetit Rom dhe Ashkali 2022-2026, si dhe kemi lansuar Platformën Kombëtare për Raportimin e Rasteve të Diskriminimit ndaj komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian. Kemi themeluar Ekipin Ndërinstitucional për nxitjen dhe promovimin e punësimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, ndërsa 100 të rinjve, me prioritet atyre nga komunitetet joshumicë, iu është dhënë mundësia për praktikë 6 mujore me pagesë në institucionet qeveritare. Kemi filluar edhe zbatimin e Skemës së Punësimit të Garantuar për të Rinjtë, Superpuna, andaj i inkurajoj të gjitha të rejat dhe të rinjtë nga komuniteti rom, që të aplikojnë në këtë platformë”, ka shkruar Kurti.

Sipas Kurtit, në dy vitet e fundit, Qeveria ka mbështetur të gjitha komunitetet përmes masave të zbatuara dhe granteve të ndara.

“Për krijimin e mundësive të barabarta në arsim kemi ndarë 500 bursa në vlerë 300 mijë euro për nxënësit e shkollave të mesme nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian. Arsimi i lartë ofrohet pa pagesë për të gjithë studentët. Por për të mbështetur edukimin, kemi ndarë 100 bursa shtesë për studentët e këtyre komuniteteve në universitetet publike. Kështu ata do të mund fokusohen në ngritjen e tyre profesionale dhe akademike, pa pasur barrën e anës financiare. Po ashtu, kemi ndarë 200 mijë euro për qendrat mësimore të fëmijëve rom, ashkali dhe egjiptian, ndërsa 104 romë, ashkali dhe egjiptianë kanë përfituar trajnim profesional, një rritje domethënëse nga vetëm 34 aq sa ishin në vitin paraprak. Të mërkurën pata kënaqësi të veçantë të marr pjesë në hapjen e minibibliotekës me tituj në gjuhën rome. Shpresoj dhe uroj që kjo dhe bibliotekat tjera të pasurohen edhe më shumë dhe të avancohet sa më shumë gjuha dhe kultura rome”, ka shkruar Kurti.

Po ashtu, kryeministri Kurti ka falënderuar dhe është shprehur mirënjohës për kontributin dhe angazhimin e komunitetit rom në ndërtimin e shtetit të Kosovës.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rasti i 18 vjeçarit u raportua si përleshje me thikë, në intensivë thonë se nuk është evidentuar therrje

Vdes 2 – vjeçari në QKUK, aksidentalisht ishte lënduar në kokë ditë më parë

Lufta në Ukrainë, BQK-ja thotë se po punon në ruajtje të stabilitetit financiar

40% e të punësuarve me kredi aktive

Auto Draft

Akuzat e ish-punëtorit të “Trepçës”: Më larguan nga puna për inate personale

Auto Draft

Detaje nga vrasja e së shtunës në Podujevë

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump thotë se Izraeli ka pranuar kushtet, ka një “paralajmërim të fundit” për Hamasin

Rasti i 18 vjeçarit u raportua si përleshje me thikë, në intensivë thonë se nuk është evidentuar therrje

Vdes 2 – vjeçari në QKUK, aksidentalisht ishte lënduar në kokë ditë më parë

Lufta në Ukrainë, BQK-ja thotë se po punon në ruajtje të stabilitetit financiar

40% e të punësuarve me kredi aktive

Auto Draft

Akuzat e ish-punëtorit të “Trepçës”: Më larguan nga puna për inate personale

Auto Draft

Detaje nga vrasja e së shtunës në Podujevë

Çka thanë për Gjykatën Kushtetuese, Kurti dhe Konjufca?

Çka thanë për Gjykatën Kushtetuese, Kurti dhe Konjufca?

Kurti shpalosi prioritetet e tij pas mandatimit për kryeministër

Kurti shpalosi prioritetet e tij pas mandatimit për kryeministër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X