TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: U bënë 10 vjet që Serbia shpalli sekret shtetëror dokumentet që tregojnë mizoritë e kryera në Kosovë

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Kosova mirëpret vendimin e NATO-s për të forcuar trupat e saj pas sulmit në veri

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, vë në pah se para 10 vjetësh Ministria e Mbrojtjes së Serbisë shpalli sekret shtetëror dokumentet mbi veprimtarinë në Kosovë të Brigadës së Motorizuar të 37-të të Ushtrisë Jugosllave dhe se ky vendim i marrë më 31 korrik 2014 pengon zbardhjen e së vërtetës së dhimbshme lidhur me vrasjet e civilëve shqiptarë dhe fshehjen e trupave të tyre në varreza masive në Serbi.

Kurti thekson se në bazë të marrëveshjes së arritur më 2 maj të vitit të kaluar në Bruksel, është përsëritur kërkesa për hapjen e arkivave në Serbi.

“Tashmë kemi dërguar disa kërkesa lidhur me hapjen e arkivës së Brigadës 37-të të Motorizuar të UJ, përgjegjëse për shumë masakra në rajonin e Drenicës”.

“Vendimi i shtetit serb për të klasifikuar këto dokumente si sekrete për 30 vite është përpjekje për të fshehur krimet e kryera. Është edhe një tregues i qartë se Serbia, përderisa qëndron mbi varret e civilëve shqiptarëve të vrarë, nuk ka treguar asnjë shenjë pendese për mizoritë e kryera në Kosovë”, shkruan Kurti.

Tutje ai shprehet se ky akt përbën një shkelje të të drejtave të njeriut, të drejtës së familjeve për të ditur të vërtetën dhe pamundëson përpjekjet për të sjellë drejtësi. Po ashtu, duke mbajtur të fshehta këto dokumente, Serbia nuk po distancohet nga regjimi i Millosheviqit dhe krimet e tij gjenocidale në Kosovë.

“Vetëm përmes ndriçimit të së vërtetës dhe mbajtjes përgjegjës të autorëve të krimeve mund të arrihet drejtësia dhe paqja e qëndrueshme në rajon”, shkroi Kurti në Facebook.

Tags: albin kurtiGjenocidiSerbia
ShareTweet

Postime të ngjashme

102 mijë thirrje në vit, rritet besimi i qytetarëve tek Policia e Ferizajt

102 mijë thirrje në vit, rritet besimi i qytetarëve tek Policia e Ferizajt

Kur pritet të bëhet shpallja e rezultateve përfundimtare?

Nga një muaj paraburgim për katër komisonerë dhe një kryesues, dyshohen për manipulim me vota në Prizren

“Gjermanit iu morën 1.9 milionë euro” – Dalin para gjykatës 9 të akuzuarit për mashtrim të të huajve

“Gjermanit iu morën 1.9 milionë euro” – Dalin para gjykatës 9 të akuzuarit për mashtrim të të huajve

Në Lipjan, 14% më pak vepra penale gjatë vitit 2025, rritet siguria

Kurti: Në qershor dhe korrik, 10% të policëve kanë pasur të ardhura mesatare më të larta se presidentja

Kurti: Kemi nevojë për një raport të ri Qeveri-opozitë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

Nesër testi vendimtar për Abdixhikun

Nesër testi vendimtar për Abdixhikun

Mullistët paralajmërojnë rritjen e çmimit të bukës, nëse shtrenjtohet rryma

Mullistët paralajmërojnë rritjen e çmimit të bukës, nëse shtrenjtohet rryma

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën