TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Trepçën ta kthejmë në një pasuri minerare

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti: Trepçën ta kthejmë në një pasuri minerare

Manifestimi tashmë tradicional “Java e Minatorëve” ka filluar sot në Stantërg në shenjë përkujtimi të 34-vjetorit të grevës historike të minatorëve të Trepçës, e cila pati lëkundur themelet e shtetit të atëhershëm të Jugosllavisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me këtë rast tha se nga një gjigant i fjetur, synojnë që “Trepçën” ta kthejnë në një pasuri minerare.

Të pranishëm në këtë manifestim ishin autoritete të larta shtetërore, komunale, udhëheqës të institucioneve, ish pjesëmarrës të grevës së lavdishme, minatorë, etj.

Kreu i ekzekutivit Kurti, duke kujtuar ngjarjet e 34 viteve më parë, tha se komuniteti minerar i Mitrovicës me minatorët e Trepçës u kthye nga një grup punëtorësh prej djersës së të cilëve ndërtohej në të gjithë Jugosllavinë, në një kolektiv profesional të organizuar politikisht, nga i cili filloi edhe shpërbërja e Jugosllavisë.

Sipas tij, sfida e të gjithëve për Trepçën dhe posaçërisht e qeverisë, është që nga një gjigant i cili konsiderohet i fjetur, ajo të kthehet në burim pasurish minerare.

Ai theksoi se toka dhe nëntoka e Kosovës janë fati i përbashkët i të gjithëve, ndërsa minatorët janë në qendër të kësaj historie, të tashmes dhe të ardhmes së përbashkët.

“Derisa e kujtojmë grevën e vitit 1989 të minatorëve të Trepçës, 34 vjet më pas, duke kujtuar kapacitetet e atëhershme të saj dhe intensitetin e nivelit të punës sot, sfida e të gjithëve për
‘Trepçën’ dhe posaçërisht e qeverisë, është që nga një gjigant i cili konsiderohet i fjetur, ‘Trepça’ të kthehet në një burim pasurish minerare që nga nëntoka ngrit nivelet e të gjitha stadeve të punës të kësaj ndërmarrje përtej çdo kujtese a historie për këtë parajsë nëntokësore. Toka dhe nëntoka jonë janë fati ynë i përbashkët, ndërsa minatorët janë në qendër edhe të historisë tonë, por edhe të së tashmes dhe të ardhmes sonë”, ka thënë Kurti.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, u shpreh të jetë krenare me arritjet e “Trepçës” gjatë dy viteve të fundit.

Ajo premtoi mbështetjen e qeverisë për “Trepçën” edhe në të ardhmen, sidomos në modernizimin e teknologjisë.

“Ne gëzohemi dhe jemi krenarë me arritjet e ‘Trepçës’ gjatë këtyre dy viteve të fundit dhe zotohemi se do të vazhdojmë të përkrahim ‘Trepçën’ në mënyrë që teknologjia e saj të modernizohet, performanca e saj të rritet, dhe poashtu mirëqenia e Mitrovicës dhe mbarë Kosovës të rritet”, theksoi Rizvanolli.

Enis Abdurrahmani, kryeshef ekzekutiv i ndërmarrjes “Trepça”, ka potencuar se greva e minatorëve në kontekstin historik mund të cilësohet si rezistencë e dyfishtë, paqësore për të mbrojtur ekzistencën e shqiptarëve, dhe si rezistencë e suprimimit të autonomisë së vendit.

“Në kontekstin historik greva e minatorëve të ‘Trepçës’ mund të cilësohet si rezistencë e dyfishtë, fillimisht si rezistencë aktive paqësore për të mbrojtur ekzistencën e popullit shqiptar në periudhën e okupimit klasik nga Serbia, dhe së dyti si rezistencë e suprimimit arbitrar të autonomisë së Kosovës”, u shpreh Abdurrahmani.

Se greva e greva e minatorëve të “Trepçës” ishte e para që nuk ka përmbajtur kërkesa sociale porse politike, e tha kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza.

‘Për mua kjo ngjarje është edhe emocion, sepse si ish punëtor i Kombinatit ‘Trepça’, si ish-pjesëmarrës i grevave të minatorëve, normalisht se është ndjenjë dhe emocion. Ka qenë ndër grevat e para që nuk ka përmbajtur kërkesa sociale, por politike”, tha ai.

Në anën tjetër, Gëzim Kalaja, kryetar i Sindikatës së minatorëve të Shqipërisë, ka deklaruar tre gjëra për të cilat tha se minatorët duhet të angazhohen dhe kërkojnë.

Ai përmendi kontratën kolektive, ngritjen e pagave dhe sigurimin, si dhe moshën e pensionit, për të cilat tha se minatorët duhet të luftojnë.

“Do deklaroj tre gjëra që ju duhet t’i keni: duhet të luftoni për lidhjen e kontratës kolektive që është Kushtetutë për ju, për ngritjen e pagave e sigurimin teknik dhe për moshën e pensionit dhe ngritjen e pagesës së pensionit”, tha ai.

Ndryshe, me rastin e këtij përvjetori, sindikata e punëtorëve të “Trepçës” ka organizuar aktivitete të ndryshme të cilat do të mbahen deri më 28 shkurt/KP/

Tags: Java e Minatorëvekurti
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Është absurde që përdorimi i shqipes të kthehet në çështje në një shtet që synon BE-në

Hasani: Kurti e Rama s’kanë asnjë përplasje për asgjë substanciale

Kurti: Serbia ende fle mbi varreza masive nga gjenocidi i kryer në Kosovë

27-vjet nga Masakra e Rezallës, Gucati: Krim barbar që s’duhet harruar kurrë, turp për ata që tentuan ta devijojnë historinë e shqiptarëve

27-vjet nga Masakra e Rezallës, Gucati: Krim barbar që s’duhet harruar kurrë, turp për ata që tentuan ta devijojnë historinë e shqiptarëve

Haxhiu bën homazhe në Rezallë: Krimet e Serbisë nuk do të harrohen kurrë

Haxhiu bën homazhe në Rezallë: Krimet e Serbisë nuk do të harrohen kurrë

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Është absurde që përdorimi i shqipes të kthehet në çështje në një shtet që synon BE-në

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Tre të lënduar në një aksident në Podujevë

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Çanak: Kurti është duke e respektuar rendin dhe  ligjin

Çanak kritikon memorandumin e Qeverisë serbe dhe Kishës për themelimin e Universitetit të Shën Savës

Dimiq: Sulmi ndaj Universitetit në Beograd, goditje ndaj demokracisë dhe autonomisë akademike

​Demokratët evropianë kërkojnë shkarkimin e ministrit serb për deklaratën se policia ka të drejtë të vrasë të rinj

Auto Draft

Dhimbja që s’u shua as pas 27 vitesh, kujtohet Masakra e Rezallës

Auto Draft

“Pa u çlirua Kosova unë nuk largohem prej këtu,” – rrëfimi i motrës së Zaim Muqës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën