TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Kurti tregon për grantet do të jepen për komunitetet

nga tëvë1
25 Mars, 2022
0
A A
​Kurti tregon për grantet do të jepen për komunitetet

 

Ai i falënderoi për angazhimin e deritanishëm dhe u zotua për të punuar bashkë më shumë e më mirë për komunitetin ashkali se cilado Qeveri e Kosovës së pasluftës.

Duke u shprehur i lumtur me përfaqësimin nga shoqëria civile dhe nga institucionet, kryeministri veçoi faktin se komuniteti ashkali përfaqësohet në pozita të larta në institucione qendrore e lokale.

Ai i njoftoi se tani fillojnë punën praktike të rejat dhe të rinjtë ashkali, që janë pranuar përmes konkursit të hapur për komunitetet nga Zyra për Çështjet e Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit.

Ndërsa, duke folur për grantet që do të ofrohen nga Zyra për Çështjet e Komuniteteve, me buxhet prej 1.5 milion euro, u bë e ditur se thirrja e parë është e hapur edhe për 6 ditë, ndërsa 2 thirrje të tjera do të hapen në prill dhe gjatë muajve të verës. Grantet do të ipen për punësim, për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve dhe për aktivitete kulturore të komuniteteve.

E këto grante shkojnë krahas me investimin tonë të përgjithshëm në arsim, tha kryeministri. Ai veçoi memorandumin e lidhur javën e kaluar mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, për bursa për studentët nga komunitetet ashkali, rom dhe egjiptian dhe ndarjen e buxhetit prej 150 mijë euro për bursa për nxënësit e këtyre komuniteteve.

Fjalimi i plotë i Kryeministrit Kurti:

I nderuari Nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, z.Bekim Arifi,

E nderuara Zëvendëskryeministre, znj. Emilija Redžepi,

I nderuari Zëvendësministër i Financave, Punës dhe Transfereve, z.Resul Makreshi,

I nderuari Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, z.Habit Hajredini,

I nderuari, z.Danush Ademi, nga partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës,

I nderuari Lulzim Qerimi, Nënkryetar i Komunës së Lipjanit,

Të nderuar përfaqësues të institucioneve dhe të organizatave partnere,

Është kënaqësi që ju kemi këtu sot dhe që mund të flasim së bashku për sfidat, por edhe për mundësitë për komunitetin ashkali.

Jemi këtu për të siguruar që progresi vazhdon në respektimin e të drejtave të të gjithëve në vendin tonë.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të bëjë gjithçka që është e mundur për këtë qëllim të përbashkët.

Jam i lumtur që sot kemi këtu edhe përfaqësim nga shoqëria civile dhe nga institucionet, si të nivelit qendror, po ashtu edhe të atij lokal. Më vjen mirë që kemi shembuj të pozitave të larta në ministri dhe që tani komuniteti ashkali përfaqësohet në: Zyrën e Kryeministrit, Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe në Ministrinë e Mbrojtjes.

Gjithashtu, tani po fillojnë punën praktike të rejat dhe të rinjtë ashkali, që janë pranuar përmes konkursit të hapur për komunitetet nga Zyra për Çështjet e Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit. Këta të rinj e të reja do të fillojnë punën nëpër ministri dhe komuna. Krahas pagesës modeste mujore, do të përfitojnë edhe përvojë pune, që shpresojmë që do të ndikojë e do t’iu ndihmojë drejtpërdrejt në punësimin e tyre afatgjatë.

Kjo përvojë do t’iu ofrojë mundësi për rrjetëzim, shkëmbim të përvojave dhe prezantim para publikut të gjerë të të arriturave të tyre, në një konferencë që planifikohet të mbahet gjatë verës.

E dimë që ky është vetëm një hap deri të punësimi më i gjerë te komuniteti ashkali, ndërsa mundësitë e tjera janë përmes granteve, që do të ofrohen nga Zyra për Çështjet e Komuniteteve, me buxhet prej 1.5 milion euro. Kemi filluar me një proces transparent dhe të drejtë për ndarjen e këtyre granteve. Thirrja e parë është e hapur edhe për 6 ditë, ndërsa 2 thirrje të tjera do të hapen në prill dhe gjatë muajve të verës.

Njëra prej tyre është pikërisht për punësim, ku mund të aplikojnë edhe bizneset e komunitetit edhe OJQ-të, me qëllim të rritjes së aftësimit profesional dhe punësimit për të gjitha komunitetet.

Grantet do të ipen me prioritet për projektet që u dedikohen grave dhe vajzave, por edhe për çfarëdo grupi tjetër që margjinalizohet edhe brenda komunitetit. Më vjen mirë që kemi gra të pranishme këtu sot me ne, por shihet qartë që megjithatë janë ende pakicë, përkundër përpjekjeve për të ftuar sa më shumë gra dhe vajza, që janë aktive në jetën publike.

E këto grante shkojnë krahas me investimin tonë të përgjithshëm në arsim dhe në veçanti memorandumin e lidhur javën e kaluar mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, për bursa për studentët nga komunitetet ashkali, rom dhe egjiptian. Kemi ndarë 150 mijë euro për bursa për nxënësit e komuniteteve ashkali, rom edhe egjiptian.

Përveç aktiviteteve për punësim dhe për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve, kemi ofruar grante edhe për aktivitete kulturore. Nga bisedat me aktivistë dhe artistë të komunitetit ashkali, unë e njoh kreativitetin kulturor e artistik të komunitetit, qoftë përmes muzikës, teatrit apo edhe aktiviteteve të tjera në përgjithësi. Presim aplikime për aktivitete, që do të promovojnë këto vlera kulturore të komunitetit ashkali.

Ju falënderoj shumë edhe një herë që keni ardhur në këtë tryezë, por edhe për kontributin që e keni dhënë në përgjithësi në shoqëri, për aktivizmin për komunitetin ashkali, dhe për Republikën e Kosovës, si shtet i përbashkët i të gjithë neve, pa dallim etnie, kombësie, religjioni, gjinie apo moshe.

Më lejoni të theksoj krejt në fund se, ashkalinj në Kosovë ka më shumë se sa që duket, më shumë se sa që njerëzit kanë përshtypje dhe besoj që bashkërisht do të mund ta ndryshojmë edhe përfaqësimin edhe pjesëmarrjen në përputhje me numrin e juaj me popullsinë e gjithmbarshme dhe me të drejtat, që iu takojnë edhe me të mirat, të cilat i meritoni.

Faleminderit edhe njëherë për angazhimin e deritanishëm dhe unë zotohem para juve, që do të punojmë bashkë më shumë e më mirë për komunitetin ashkali se cilado qeveri e Kosovës së pasluftës.

Tags: Ashkalikurti
ShareTweet

Postime të ngjashme

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

Tokë, shtëpi, veturë, shpenzime – Kjo është pasuria e presidentes Osmani

Osmani uron kadetët të cilët diplomuan në ShBA: Suksesi i tyre është arritje për FSK-në dhe Kosovën

Kurti paralajmëron shtimin e disa shërbimeve të reja në E-Kosova

Kurti: Arrestimi i personave për bashkëpunim me BIA-n serbe, rezultat i suksesshëm nga AKI-ja

Policia e Kosovës dhe KFOR-i amerikan zhvillojnë garë miqësore me shah

Policia e Kosovës dhe KFOR-i amerikan zhvillojnë garë miqësore me shah

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

Njihuni me kapitullin e ardhshëm të përvojës Ultra

Njihuni me kapitullin e ardhshëm të përvojës Ultra

Shqipëri-Serbi/ Autokolonat ‘kuq e zi’ përshkojnë rrugët e Tiranës, tifozët fillojnë të mblidhen disa orë para ndeshjes

Shqipëri-Serbi/ Autokolonat ‘kuq e zi’ përshkojnë rrugët e Tiranës, tifozët fillojnë të mblidhen disa orë para ndeshjes

Reagim i ashpër nga lideri i “Dardanëve”, për Shqipëri – Serbi

Reagim i ashpër nga lideri i “Dardanëve”, për Shqipëri – Serbi

Ish-trajneri kuqezi, De Biasi: Shqipëria ka cilësi, vendimtare sfida me Serbinë

Ish-trajneri kuqezi, De Biasi: Shqipëria ka cilësi, vendimtare sfida me Serbinë

Tifozi unik i kombëtares, viziton Vlorën para ndeshjes së Shqipërisë

Tifozi unik i kombëtares, viziton Vlorën para ndeshjes së Shqipërisë

Serbët e pësojnë goditjen e parë sot, Gjokoviq eliminohet nga “Roland Garros”

Serbët e pësojnë goditjen e parë sot, Gjokoviq eliminohet nga “Roland Garros”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X