Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se gjatë mandatit të tij është dyfishuar punësimi i të rinjve në Kosovë.
Kreu qeveritar, gjatë prezantimit të studimit të rinisë 2024 nga Fondacioni Friedrich Ebert (FES), tha se të rinjtë janë prioritet i tij, derisa theksoi edhe ndarjen e bursave për studentë.
Sipas tij, në bazë të këtij studimi del në pah se të rinjtë i mbështesin politikat e majta, të cilat siç vlerësoi Kurti sigurojnë që përfitimet të shpërndahen gjerësisht.
Ndër gjetjet kryesore të studimit janë se të rinjtë si sfidë kryesore në dekadën e ardhshme kanë papunësinë, korrupsionin dhe emigrimin./kp