Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për fitoren 4 me 0 të Kosovës si mysafirë i Qipros.
Ai ka thënë se u shënua nga një gol për secilin të pranuar ndaj Rumanisë (tre) dhe i katërti për ata që besuan.
Kurti ka përgëzuar lojtarët për lojën e bërë.
“4-0 kundër Qipros. Nga një gol për secilin gol të pranuar kundër Rumanisë dhe një më shumë për ata që besuan. Lojtarët tanë shkëlqyen sonte”, ka shkruar ai.