TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti thotë që kurrë nuk do të konsiderojë asnjë model të autonomisë territoriale

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Kurti thotë që kurrë nuk do të konsiderojë asnjë model të autonomisë territoriale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës është duke raportuar për Marrëveshjen e dakorduar, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Për çështjen e Asociacionit, Kurti ka thënë se nuk duhet të lejojnë të shkelen parimet evropiane, dhe sipas tij, Kosova tashmë e ka një mekanizëm jo territorial të ndarjes së pushtetit.

“Kosova tashmë e ka një mekanizëm jo territorial të ndarjes së pushtetit dhe ne mundemi vetëm të ndërtojmë mbi të. Gjithashtu, nuk mund të lejojmë që të shkelen parimet evropiane dhe të drejtat e njeriut. Është e rëndësishme të theksojmë që çfarëdo mundësie diskriminuese duhet ta parandalojmë. Konkretisht, duhet të shmangim çfarëdo problemesh që mund t’i ngjajë atyre që janë shfaqur në Bosnjë”, tha Kurti gjatë raportimit në Kuvend.

Kurti ka thënë se kurrë nuk do të konsiderojë asnjë model të autonomisë territoriale, raporton teve1.info.

“Unë kurrë e përsërisë kurrë, që do të thotë asnjëherë, askund, nuk do ta konsideroj asnjë model të autonomisë territoriale. Megjithëse ato marrëveshjet e mëhershme të Brukselit janë mbështetur shumë në territorialitetin si element qenësor. Komunat nuk janë vetëm njësi administrative, por edhe territoriale, prandaj territoraliteti ka qenë thelbi i gabuar të cilën nuk guxojmë as ta lejojmë, as ta përsërisim”, tha kryeministri.

Kurti për Marrëveshjen e arritur në Ohër ka thënë se është një dokument i ri, i pa arritshëm më parë.

“Kemi një dokument të ri në dorë, dhe duhet ta shfrytëzojmë sa më mirë. E kemi një dokument të ri, çfarë ka qenë i pa parë dhe i pa arritshëm më herët dhe kjo është edhe armë e fuqishme për neve për të ecur përpara. Me dokumentet e mëhershme kemi ngecur, me këtë dokument mund të ecim”.

Kurti, për këtë çështje ka thënë se kërkohet të fillojnë me proces të gjerë konsultimesh brenda dhe jashtë Kosovës.

“Siç kërkohet  nga obligimet tona do të fillojmë një proces të gjerë konsultimesh edhe brenda Kosovës edhe me partnerët tanë, edhe me komunitetin jo shumicë serbë, edhe të pakicave tjera të cilët janë këtu në Kosovë, në mënyrë që të vazhdojmë të diskutojmë në mënyrë gjithëpërfshirëse për këtë çështje”, tha ai. /teve1.info/

Tags: albin kurtiAsociaacioniKuvendi i Kosoves
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjesti arrestohet për disa vepra penale, Prokuroria jep detaj

Gjesti arrestohet për disa vepra penale, Prokuroria jep detaj

Si nisi djegia e autobusit në Zvicër, ku humbën jetën 6 persona?

Si nisi djegia e autobusit në Zvicër, ku humbën jetën 6 persona?

Kompania e mirëmbajtjes në UP nuk zbaton vendimin e Qeverisë, punëtorët nën pagën minimale

Kompania e mirëmbajtjes në UP nuk zbaton vendimin e Qeverisë, punëtorët nën pagën minimale

Osmani: Kosova e ka mbështetjen e plotë nga Administrata Trump

ME: Refuzimi i kërkesës së Osmanit për kristalin e Trepçës për Trump nuk lidhet me zhvillime politike

Gjesti arrestohet për disa vepra penale, Prokuroria jep detaj

Gjesti arrestohet për disa vepra penale, Prokuroria jep detaj

Trump për Iranin: Nuk kemi përfunduar ende

Trump për Iranin: Nuk kemi përfunduar ende

Si nisi djegia e autobusit në Zvicër, ku humbën jetën 6 persona?

Si nisi djegia e autobusit në Zvicër, ku humbën jetën 6 persona?

Kompania e mirëmbajtjes në UP nuk zbaton vendimin e Qeverisë, punëtorët nën pagën minimale

Kompania e mirëmbajtjes në UP nuk zbaton vendimin e Qeverisë, punëtorët nën pagën minimale

Osmani: Kosova e ka mbështetjen e plotë nga Administrata Trump

ME: Refuzimi i kërkesës së Osmanit për kristalin e Trepçës për Trump nuk lidhet me zhvillime politike

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Gjendet një trup i pajetë në një zonë malore, dyshohet se është personi i zhdukur në Rahovec

Rezolutë e ashpër e Parlamentit Evropian ndaj Serbisë: Kërkohen hetime për dhunën dhe korrupsionin

Draft-raporti i PE-së: Keqardhje për mos zgjedhjen e presidentit të ri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën