TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti tha se po diskutohet korniza e marrëveshjes: Jemi në rrugën e duhur

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti tha se po diskutohet korniza e marrëveshjes: Jemi në rrugën e duhur

“Së pari, jemi në rrugën e duhur për ta diskutuar kornizën e marrëveshjes. Deri më tash është diskutuar për hapa të vegjël, momenti i ndryshimit ka qenë në Bruksel më 18 gusht. Aty për herë të parë temat aktuale kanë qenë pikë e dytë e rendit të ditës. Pika e parë ka qenë korniza e përgjithshme e dialogut. Si temë këtu vijnë propozimet dhe idetë, dhe të gjitha këto propozime që bazohen në vlera evropiane. Shprehi mirëkuptimin tim, dhe angazhimin tim konkret. Por kjo tregon që jemi në shtegun e duhur dhe kemi bazën e mirë, mirëpo ka shumë punë që të flitet për ndonjë farë përmbajtje përfundimtare. Është ende herët”, tha ai para gazetarëve.

Kurti tha se nuk mund të japin detaje, pasi aludoi se ka qenë kërkesë e ndërmjetësuesve që të ruhet konfidencialiteti.

“Së pari, opsionet, modelet, idetë të cilat po prezantohen kohëve të fundit, pa dyshim janë avancim, meqenëse bëhet fjalë për nocione universale siç janë integriteti territorial, pavarësia dhe barazia. Kjo është shumë e mirë për marrëveshjen e ardhshme mes Kosovë e Serbisë, që për bindjen tonë duhet të jetë finale, ligjërisht e obligueshme, dhe patjetër ta ketë njohjen reciproke. Është herët të themi se çka do të përmbajë ajo në fund, por ka lëvizje të duhur nga të ashtuquajtura marrëveshje për zgjidhjen e problemeve të posaçme që shndërrohen në solucione sui genersis, me hollësi të panumërta, tek një marrëveshje e cila është e bazuar në vlerat evropiane”, deklaroi më tutje kryeministri i Kosovës.

Kurti tha se Qeveria e Kosovës nuk do të bëj asnjë marrëveshje që cenon integritetin territorial, pavarësinë, kushtetutshmërinë dhe zbatimin e ligjit.

Ai u shpreh se Prishtina është e gatshme ti përgjigjet thirrjes sa herë që thërret Brukseli.

Kurti është pyetur edhe për mungesën e presidentit serb në këtë samit.

Ai tha se nuk i di arsyet, por që sipas Kurtit nuk u ka munguar fort.

“Nuk e di pse nuk ka ardhur dhe nuk është se na mungoi fort. Bëhet fjalë për një samit në të cilin qartazi nga secili folës dënohej agresioni rus në Ukrainë, invazioni atje, krimet e tmerrshme e sidomos çështja me energjinë kur dihet që gazin e ka shndërruar në armë lufte presidenti despotik dhe ka mundësi që është frikësuar të jetë i pranishëm kur qartazi do të ishte i vetmuar andaj edhe siç ka vepruar jo rrallë herë në vend që të dalë ballë shtetit ku është president”, u shpreh Kurti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në shkollën “Ali Sokoli” në Prishtinë mësimi po mbahet normalisht

Në gjysmën e shkollave në Prishtinë nevojiten ndërhyrje për çështje të sigurisë

​Punëtorët teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë nisin grevë për shkak të vonesës së pagave

​Punëtorët teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë nisin grevë për shkak të vonesës së pagave

Jeton Koca jep dorëheqje nga pozita e prokurorit, KPK e miraton

Jeton Koca jep dorëheqje nga pozita e prokurorit, KPK e miraton

Vrasja në Gjakovë – Viktima dhe dorasi ishin shokë, i plagosuri vëlla me të ndjerin

Vrasja në Gjakovë – Viktima dhe dorasi ishin shokë, i plagosuri vëlla me të ndjerin

Duele të forta në fazën “play-off” të Championsit

Të martën dhe mërkurën, ndeshjet e kthimit në Champions

Mbappe në fushë ndaj Benficas

Mbappe kthehet ndaj Cityt, ftohet edhe Bellingham

​Rifillojnë disa fluturime në Aeroportin e Dubait, pas disa orësh ndërprerjeje

​Rifillojnë disa fluturime në Aeroportin e Dubait, pas disa orësh ndërprerjeje

Kryeziu i Ballkanit, më i miri i xhiros

Kryeziu i Ballkanit, më i miri i xhiros

Në shkollën “Ali Sokoli” në Prishtinë mësimi po mbahet normalisht

Në gjysmën e shkollave në Prishtinë nevojiten ndërhyrje për çështje të sigurisë

Arabia Saudite rrëzon tre dronë të tjerë mbi Riad dhe Provincën Lindor

Arabia Saudite rrëzon tre dronë të tjerë mbi Riad dhe Provincën Lindor

​Punëtorët teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë nisin grevë për shkak të vonesës së pagave

​Punëtorët teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë nisin grevë për shkak të vonesës së pagave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën