TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti te “Heroinat”: Ky është çmimi i madh dhe i padrejtë që e kemi paguar ne

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kurti te “Heroinat”: Ky është çmimi i madh dhe i padrejtë që e kemi paguar ne

Kurti ka folur për rolin dhe kontributin e gruas në të gjitha proceset historike dhe më gjërë. Po ashtu ka shprehur mirënjohje për Vasfije Krasniqin, e cila iu dha kurajo shumë grave që të ndjekin shembullin e saj dhe të dëshmojnë për krimin e Serbisë.

Sipas tij, qeveria është gjithmonë pranë viktimave të mbijetuara gjatë luftës në Kosovë nga dhunimi seksual, ndërsa ka inkuajuar për rrëfimet sepse e vërteta ndihmon të gjithë.

“Shteti i Republikës së Kosovës, Qeveria jonë është gjithmonë pranë viktimave të mbijetuara gjatë luftës në Kosovë nga dhunimi seksual, dhe me gjithë kapacitetin tonë, me aftësitë, dijet tona, po përpiqemi që t’iu dalim në ndihmë. Në njërën anë t’i inkurajomë rrëfimet për gjenocidin e Serbisë, sepse e vërteta na ndihmon të gjithëve, edhe si individë dhe shoqëri, por gjithashtu në anën tjetër edhe faktorëve ndërkombëtar ua bënë me dije se nuk duhet të harrojnë një luftë e cilat ka ndodhë në jetën tonë, në brezin tonë, pikërisht tash kur po përsëriten shumë prej këtyre imazheve makabër në Ukrainë për shkak të invazionit rus dhe agresionit ushtarak atje”, theksoi Kurti.

Kurti shtoi se ky është një çmim shumë i madh dhe i padrejtë që ka paguar populli i Kosovës.

“Unë e kuptoj plotësisht turpin që ekziston për atë që ka ndodhur për shkak të traditës dhe kulturës tonë, mirëpo në anën tjetër me guxim, ne duhet ta mundim turpin sepse çfarë ka ndodhur nuk ka ndodhur për shkak se ato gra e vajza kishin emra të përveçëm dhe askush nuk ka nevojë që të përjetoj atë si diçka personale apo vetëm, individuale, sepse përdhunimet, sikurse edhe torturat, vrasjet, sikurse edhe të gjitha llojet e vuajtjeve kanë ndodhur meqë ne ishim shqiptarë dhe dëshironim të jetojmë të lirë në tokën tonë. Ky është një çmim shumë i madh dhe i padrejtë që e kemi paguar ne dhe ne e dëshmojmë qe e duam këtë vend pikërisht duke e shprehur solidaritetin tonë të pakushtëzuar me ata të cilët kanë humbur e vuajtur më së shumti”, vijoi Kurti./kp

Tags: 'Heroinat'albin kurti
ShareTweet

Postime të ngjashme

Islami e quan spektakël politik deklarimin e Vuçiqit për gjetjen e eksplozivit pranë infrastrukturës së gazit

Islami e quan spektakël politik deklarimin e Vuçiqit për gjetjen e eksplozivit pranë infrastrukturës së gazit

Hasani: Kurti e Rama s’kanë asnjë përplasje për asgjë substanciale

Kurti: Serbia ende fle mbi varreza masive nga gjenocidi i kryer në Kosovë

Ultimatumi i Trumpit ndaj Iranit: Hapni Ngushticën e Hormuzit ose përballuni me bombardime

Ultimatumi i Trumpit ndaj Iranit: Hapni Ngushticën e Hormuzit ose përballuni me bombardime

Jashari e quan Shkelzen Gashin “idiot” për ekspozitën e masakrave në Prishtinë

Jashari e quan Shkelzen Gashin “idiot” për ekspozitën e masakrave në Prishtinë

​Drita triumfon ndaj Malishevës

​Drita triumfon ndaj Malishevës

​Drenica dhe Prishtina barazojnë në Skenderaj

​Drenica dhe Prishtina barazojnë në Skenderaj

Hungaria në prag zgjedhjesh, dyshimet për eksploziv në Serbi – reagojnë Demokratët Europian

Hungaria në prag zgjedhjesh, dyshimet për eksploziv në Serbi – reagojnë Demokratët Europian

Mediat iraniane pretendojnë për përleshje me forcat amerikane gjatë shpëtimit të pilotit amerikan

Mediat iraniane pretendojnë për përleshje me forcat amerikane gjatë shpëtimit të pilotit amerikan

Islami e quan spektakël politik deklarimin e Vuçiqit për gjetjen e eksplozivit pranë infrastrukturës së gazit

Islami e quan spektakël politik deklarimin e Vuçiqit për gjetjen e eksplozivit pranë infrastrukturës së gazit

Hasani: Kurti e Rama s’kanë asnjë përplasje për asgjë substanciale

Kurti: Serbia ende fle mbi varreza masive nga gjenocidi i kryer në Kosovë

Pesë të vdekur brenda 70 ditësh, çfarë po ndodh në burgjet shqiptare?

Pesë të vdekur brenda 70 ditësh, çfarë po ndodh në burgjet shqiptare?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën