Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të hënën do të presë në takim dy senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters.
Takimi sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit do të zhvillohet në objektin e Qeverisë nga ora 15:00, ndërsa pas takimit do të ketë konferencë për media.
Por, para këtij takimi sipas njoftimit, Kurti do të vizitojë Qendrën Korrektuese të Dubravës, me rastin e 24-vjetorit të masakrës në Burgun e Dubravës.
Ai atje do të jetë nga ora 10:00.
Ndërsa në orën 18:00 do të në kuadër të ‘’Javës së Bibliotekës’’, merr pjesë në hapjen e Bibliotekës së Adem Demaçit, në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë./teve1.info/








