Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se të gjitha terminalet doganore i kanë kthyer në pronësi të shtetit.
Në një video të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Kurti ka thënë se kur kanë ardhur në Qeveri kanë gjetur vetëm një terminal doganor në pronësi të shtetit, atë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”
Qeveria jonë e ka gjetur vetë një terminal doganor të shtetit në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ndërkohë që ja dhjetë të tjerë i kishin pas privatizua. Tash tetë i kemi kthyer publik të shtetit e në pranverën 2026 do t’i kthejmë edhe ato te tri që kanë mbetur tek privatët. Të gjitha terminalet janë publike dhe po i kthejmë”, u shpreh Kurti.
Në mbledhjen e së enjtes, Qeveria ka marrë rreth 15 vendime, prej të cilave edhe atë për dhënie në shfrytëzim të ngastrave kadastrale për Doganën./teve1.info/







