Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të presë me ceremoni shtetërore homologun nga Irlanda, Leo Varadkar.
Pritja sipas njoftimit do të bëhet në sheshin Skënderbeu nga ora 9:30.
Ndërsa, në orën 9:35 do të zhvillohet takimi dy palësh. Kurse pas takimit do të ketë konferencë të përbashkët të dy kryeministrave
Konferenca do të mbahet në orën 10:30 në objektin e Qeverisë./teve1.info/