TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Kurti: Talenti krijues ndikon shumë në zhvillimin dhe ngritjen e ekonomisë

by Tëvë1
2 vjet ago
2
A A
​Kurti: Talenti krijues ndikon shumë në zhvillimin dhe ngritjen e ekonomisë

Sektori i industrive kreative në ekonominë globale ka vlerë prej rreth 4.3 trilion dollarësh. Potenciali i industrisë kreative për të promovuar qëndrueshmërinë njihet si udhërrëfyes për ekonomi qarkore në Kosovë. Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën për “Ekonomi Kreative – Perspektiva në Ndryshim: Krijuesit në Krye të Ndryshimit Ekonomik”.

Ai tregoi se aktualisht është duke u hartuar strategjia për ekonominë kreative me një përfshirje të gjerë të institucioneve publike.

Kurti tha se talenti krijues ndikon shumë në zhvillimin dhe ngritjen e ekonomisë.

“Kjo temë po merr vëmendje institucionale çdo ditë e më shumë. Edhe pse si term shumë i ri, ky koncept ka një kohë që vërteton me shifra shumë serioze që talenti krijues ndikon shumë në zhvillimin dhe ngritjen e ekonomisë. Sipas hulumtimeve të UNESC-os Organizata e kombeve të Bashkuara për Edukim , Shkencë dhe Kulturë sektori i industrive kreative në ekonominë globale ka vlerë prej rreth 4.3 trilion dollarësh. Në vit gjenerohen rreth 30 milionë vende punë anë e mbanë botës, duke punësuar grup moshat 15 deri 29 vjeç më së shumti se cilido sektor tjetër…Kurse sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim, eksporti i shërbimeve kreative ka arritur shifrën e 1.4 trilion dollarë në vitin 2022 duke shënuar ngritje prej 29 për qind nga viti 2017”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti potencoi se Qeveria e Kosovës po ndjek trendet e shteteve të zhvilluara që kanë hartuar e adaptuar politika zhvillimore për ekonominë kreative.

Ai shtoi se sektor i ekonomisë kreative shihet si një shtyllë e rëndësishme e strategjisë së specializimit të mençur të Kosovës.

“Qeveria e Kosovës po ndjek trendet e shteteve të zhvilluara që kanë hartuar e adaptuar politika zhvillimore për ekonominë kreative, duke u siguruar që të krijohen hapësira dhe kushte të nevojshme për zhvillim sa më të hovshëm të ekonomisë kreative. Aktualisht është duke u hartuar strategjia për ekonominë kreative më një përfshirje të gjerë të institucioneve tona publike….Për tu siguruar që jemi në hapat e duhur në hartimin e kësaj strategjie jemi duke organizuar një seri të diskutimeve mes institucioneve publike dhe private, shoqërisë civile si dhe individëve. Industria kreative duke qenë industri e dijes, po fitojmë njohje në Kosovë si një shtyllë potenciale e rritjes ekonomike e punësimit dhe inovacionit. Ky sektor shihet si një shtyllë e rëndësishme e strategjisë së specializimit të mençur të Kosovës. Potenciali i industrisë kreative për të promovuar qëndrueshmërinë njihet në udhërrëfyes për ekonomi qarkore në Kosovë”, potencoi Kurti.

Përveç kësaj konference, në tetor të këtij viti Ministria e kulturës, Rinisë dhe Sportit organizoi një panel diskutues të ministrave “Ekonomia kreative në perspektivë”. Edhe aty u theksua se ky sektor kontribuon në rritjen ekonomike dhe promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare në fushën e kulturës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kusari-Lila zhvillon takime me përfaqësues të institucioneve ekonomike të Portugalisë, diskutohet thellimi i bashkëpunimit

Kusari-Lila zhvillon takime me përfaqësues të institucioneve ekonomike të Portugalisë, diskutohet thellimi i bashkëpunimit

Të akuzuarit për sulmin në “Iber Lepenc” deklarohen sërish të pafajshëm

U ndryshua përbërja e trupit gjykues, nis rishtazi gjyqi për sulmin e kanalit të Ibër Lepencit

Komisioni hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt ndihmohet edhe nga tre ekspertë

Komisioni hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt ndihmohet edhe nga tre ekspertë

150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen

Samiti i NATO-s në Tiranë ende mes pikëpyetjeve. Politico: Shqipëria kërkon ndihmën e Aleancës për të luftuar dezinformimin rus.

Samiti i NATO-s në Tiranë ende mes pikëpyetjeve. Politico: Shqipëria kërkon ndihmën e Aleancës për të luftuar dezinformimin rus.

BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhjeve

​BE-ja finalizon marrëveshjen për buxhetin e vitit 2027

Të akuzuarit për sulmin në “Iber Lepenc” deklarohen sërish të pafajshëm

U ndryshua përbërja e trupit gjykues, nis rishtazi gjyqi për sulmin e kanalit të Ibër Lepencit

Komisioni hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt ndihmohet edhe nga tre ekspertë

Komisioni hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt ndihmohet edhe nga tre ekspertë

150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen

150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen

Nga kërcënimet e Serbisë te vizitat në SHBA dhe ngërçi politik – Krejt çka tha dje presidentja Osmani në konferencë

Osmani: Fjalimi im në Kuvend nuk u pëlqen atyre që arsyetojnë hajnitë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën