Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Në një komunikatë për media thuhet se Kurti e uroi Rohden për përfundimin e suksesshëm të procesit të formimit të koalicionit qeverisës në Gjermani, teksa u fol edhe për formimin e qeverisë së re në Kosovë.
“Në këtë kontekst, u diskutua edhe për zhvillimet aktuale në vend lidhur me formimin e qeverisë së re në Kosovë, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Gjatë takimit u trajtuan edhe tema të tjera të politikës së brendshme, përfshirë sundimin e ligjit”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Tutje, thuhet se gjatë takimit u diskutuan edhe masat e BE-së ndaj Kosovës, për të cilat Kurti përsëriti nevojën për heqjen e tyre.