Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar të martën kryetaren e sapo zgjedhur të Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, me ç’rast Kurti ka uruar për formimin e koalicionit me Partinë Demokratike Shqiptare të drejtuar nga Ragmi Mustafa dhe për detyrën e re si kryetare e komunës.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se kryeministri Kurti i ofroi mbështetje në realizimin e programit qeverisës dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të qeverisë për bashkëpunim të afërt institucional në shërbim të Preshevës dhe qytetarëve atje pa dallim.
Ardita Sinani u zgjodh Kryetare e Komunës së Preshevës me 24 vota në asamblenë komunale, të mbajtur me 30 korrik, 2024.