TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti takon ekspertë gjermanë për luftimin e pastrimit të parasë, merr pjesë edhe Ambasadori Rohde

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti takon ekspertë gjermanë për luftimin e pastrimit të parasë, merr pjesë edhe Ambasadori Rohde

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur disa ekspertë nga Gjermania të cilët do të ndihmojnë në luftimin e pastrimit të parasë në Kosovë, raporton teev1.info

Sipas komunikatës së Qeverisë, kontributi i tyre do të jetë në hartimin dhe zbatimin e Strategjisë Shtetërore kundër Korrupsionit deri në fund të vitit 2023.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Drejtoren e Përgjithshme të Fondacionit Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (IRZ), Frauke Bachler, Drejtorin për Evropën Juglindore të IRZ-së, Frank Hupfeld dhe ekspertët Doktorin e Shkencave të Drejtësisë, Stefan Trunk dhe Thomas Seidel, të dy me përvojë shumëvjeçare në prokurori, respektivisht polici dhe njësi të inteligjencës financiare në Gjermani, të shoqëruar nga Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.

Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (IRZ) është themeluar me iniciativën e Ministrisë Federale të Drejtësisë në vitin 1992. IRZ mbështet më shumë se 20 partnerë në projekte reformatore në fushën e drejtësisë, duke dhënë këshilla juridike në përgatitjen e ligjeve, themelimin dhe zhvillimin e institucioneve por edhe përmes promovimit e trajnimeve në shumë fusha.

Ajo zbaton edhe projekte të Bashkimit Evropian. Ekspertiza e tyre kësaj radhe, me kërkesë të Qeverisë së Republikës së Kosovës do fokusohet në luftimin e pastrimit të parave, duke prodhuar kështu rezultat të drejtpërdrejtë dhe rekomandime të qarta brenda përpjekjeve për hartim dhe miratim të Strategjisë Shtetërore kundër Korrupsionit deri në fund të vitit 2023”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit të Qeverisë, kryeministri Kurti i njoftoi të pranishmit me progresin ekonomik dhe demokratik dhe arritjet në fushën e sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit brenda dy viteve të fundit. Ai po ashtu përmendi avancimin e kornizës ligjore, duke përfshirë këtu miratimin e pakos së ligjeve kundër korrupsionit si ai për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

“Diskutimi i sotëm u fokusua edhe në nevojën e shqyrtimit të kornizës ligjore dhe institucionale në qëllim të luftimit të pastrimit të parave, fuqizimit të institucioneve në qëllim të ndjekjes së krimeve dhe luftimit të ekonomisë joformale.

Përfaqësuesit e IRZ konfirmuan gatishmërinë e tyre për asistencë dhe bashkëpunim edhe më të thellë, teksa përgëzuan qeverinë për nismat ligjore për luftimin e korrupsionit dhe luftën kundër pastrimit të parave”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjykata Speciale rrëzon mocionin për akuzat ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Procesi gjyqësor në Hagë, PDK: Presim vendim të drejtë dhe të pandikuar, besojmë në pafajësinë dhe lirinë e çlirimtarëve

Kushtetuesja: Ligji për Skemat Pensionale të financuara nga shteti nuk e shkel Kushtetutën

​IKD kërkon përmes rezolutës të obligohet MF-ja për përfitimin e pensioneve të dyfishta

Merz uron Kurtin: Merrni vendimet e duhura për integrimin euroatlantik të Kosovës

Merz uron Kurtin: Merrni vendimet e duhura për integrimin euroatlantik të Kosovës

Për shkak të Ramazanit, Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ndryshon orarin e mësimit

SHBA-ja do të tërheq gjithë trupat nga Siria

SHBA-ja do të tërheq gjithë trupat nga Siria

Zhegrova në mesin e lojtarëve që s’përfshihen në planet e Spallettit për sezonin e ardhshëm

Zhegrova në mesin e lojtarëve që s’përfshihen në planet e Spallettit për sezonin e ardhshëm

Ardon Jashari shpallet MVP i Milanit, pas asistimit në barazimin me Comon

Ardon Jashari shpallet MVP i Milanit, pas asistimit në barazimin me Comon

Merz uron Kurtin: Merrni vendimet e duhura për integrimin euroatlantik të Kosovës

Merz uron Kurtin: Merrni vendimet e duhura për integrimin euroatlantik të Kosovës

Izraeli në gjendje alarmi në rast të një sulmi të mundshëm të SHBA-së ndaj Iranit

Izraeli në gjendje alarmi në rast të një sulmi të mundshëm të SHBA-së ndaj Iranit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën