TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kurti takoi prodhues dhe ndërmarrës të sektorit të metalit

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Kurti takoi prodhues dhe ndërmarrës të sektorit të metalit

Në vazhdën e takimeve që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po i zhvillon me ndërmarrës të sektorëve të ndryshëm që nga dita e djeshme, sot pas takimit me bizneset nga sektori i plastikës për identifikimin e profileve të nevojshme, bashkëbisedim pati edhe me prodhues dhe ndërmarrës të sektorit të metalit në vendin tonë.

Në këto diskutime është trajtuar për projektin kryesor të transformimit socio-ekonomik në vendin tonë në kuadër të programit qeveritar e që është sistemi dual i edukimit, pra ndërlidhja e arsimit dhe aftësimit profesional me tregun e punës, përkatësisht me nevojat e planifikimeve për sektorin privat.

Synimi i Qeverisë, siç theksoi kryeministri, është që ta zvogëlojmë koston që këto biznese paguajnë për aftësimin dhe trajnimet e fuqisë punëtore.

“Kryeministri potencoi se janë angazhuar që si Komitet Ekzekutiv i Qeverisë së Republikës së Kosovës të japin maksimumin në bashkëpunim me odat ekonomike tregtare, me shoqatat sektoriale dhe me ndërmarrjet aktive për arsimin dual, i cili e ka nisur pilotimin në vitin shkollor 2022/2023, në katër shkolla profesionale, në tri komuna, në katër profile”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ndërsa, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se falë angazhimit tuaj pro-aktiv është ndihmuar zhvillimi ekonomik, social e mjedisor, dhe transformimi i ekonomisë sonë.

“Ajo më tej shtoi se Arsimi dhe Aftësimi Profesional, janë mjaft të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e punësimit cilësor në vendin tonë, duke vlerësuar se ka hendek në mes të arsimit dhe të kërkesave të tregut për punëtorë të kualifikuar dhe që politika industriale bashkë me politikat arsimore, duhet ta adresojnë këtë hendek dhe për këtë tha ajo jemi duke punuar vazhdimisht”, thuhet në njoftim.

Kurse, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, falënderoi të pranishmit për mundësinë që iu kanë dhënë nxënësve në kompanitë e tyre, duke përmendur që këtë vit kanë filluar me profilet metalpunues, në Klinë, Ferizaj dhe Prizren, siç tha ajo me besimin që në vitin e ardhshëm do të kemi edhe më shumë komuna që do të kenë të njëjtin profil.

Vitin e kaluar për herë të parë filloi pilotimi i mësimit dual në katër shkolla profesionale, në katër programe me gjithsej 107 nxënës. Këtë vit pritet që të ketë së paku 800 nxënës më shumë të përfshirë në programe të mësimit dual në 21 shkolla, 13 shumë komuna dhe 12 profile.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sveçla: Pjesë e shpërthimeve në veri janë disa ish-zyrtarë të Policisë që dhanë dorëheqje

Sveçla pas arrestimit të kolonelit: S’ka vend për kriminelë në radhët e Policisë

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Prishtinë

Arrestohet një 25-vjeçar për vjedhje të rëndë

Plagoset me armë zjarri një person në Gjakovë, arrestohen pesë persona

Një muaj paraburgim për policin që rrahu qytetarin në Prizren

Zhduket një vajzë në Drenas, dyshohet se është rrëmbyer

Vuçiqi synon të takojë Putinin në Pekin

Vuçiqi synon të takojë Putinin në Pekin

Sveçla: Pjesë e shpërthimeve në veri janë disa ish-zyrtarë të Policisë që dhanë dorëheqje

Sveçla pas arrestimit të kolonelit: S’ka vend për kriminelë në radhët e Policisë

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Prishtinë

Arrestohet një 25-vjeçar për vjedhje të rëndë

Plagoset me armë zjarri një person në Gjakovë, arrestohen pesë persona

Një muaj paraburgim për policin që rrahu qytetarin në Prizren

Zhduket një vajzë në Drenas, dyshohet se është rrëmbyer

Jashari këtë javë prezantohet te Milani

Jashari këtë javë prezantohet te Milani

Fluksi aktual i pritjeve nëpër pikat e kalimit kufitar

Përditësohen të dhënat në pikat kufitare, deri 10 minuta pritje për të hyrë në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X