TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kurti takohet me ministren gjermane të Ekonomisë

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Kurti takohet me ministren gjermane të Ekonomisë

Po ashtu është takuar edhe me ministren gjermane të Eknomisë, Nicole Hoffmeister-Kraut.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti njoftoi se me ministren, Hoffmeister-Kraut kanë diskutuar për përmisimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve, shkruan teve1.info

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti foli për mundësitë që Kosova ofron për investitorët e huaj dhe vlerat që ndanë me Bashkimin Evropian. Ai tha se vendi ynë ka një qeveri demokratike dhe institucione të qëndrueshme që përbëjnë bazë të favorshme për investitorë që synojnë investime të qëndrueshme dhe kthim të tyre.

Si një nga përparësitë e Kosovës, kryeministri Kurti e veçoi kapitalin njerëzor. Me 2/3 e popullatës nën moshën 35 vjeçare, fuqi punëtore të talentuar dhe të motivuar dhe që flet gjuhë të huaja, Kosova paraqet një mundësi shumë të mirë për bizneset gjermane. Me këtë rast, ai u bëri ftesë përfaqësuesve të bizneseve që të vizitojnë Kosovën.

“Sot në Shtutgart dhashë fjalimin e hapjes në Osteuropaforum gjatë ekspozitës #GlobalConnect. Më vonë, pata kënaqësinë të takovoj Ministren e Ekonomisë Nicole Hoffmeister-Kraut, me të cilën diskutova se si të përmirësojmë më tej marrëdhëniet tona ekonomike dhe tregtare”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, Global Connect është një forum ekonomik për eksport dhe ndërkombëtarizimin e ndërmarrjeve në Gjermani, të cilat janë të interesuara për zgjerimin e veprimtarisë së tyre kryesisht jashtë vendit. Ai është forumi i vetëm i këtij formati në Gjermani dhe ofron mundësinë e ndërlidhjes së afaristëve dhe krijimin e kontakteve të reja. Në kuadër të forumit, i cili po mbahet sot është dhënë mundësia që Republika e Kosovës të ketë shtandin e vet për të prezantuar mundësitë e saj për investitorët gjermanë dhe të tjerë.

Today in Stuttgart 🇩🇪 I gave the opening address at the Osteuropaforum during the exhibition #GlobalConnect. Later, I was pleased to meet with Minister of Economy Nicole Hoffmeister-Kraut, with whom I discussed how to further enhance our economic and trade relations. pic.twitter.com/830EdFKxrO

— Albin Kurti (@albinkurti) November 15, 2022

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pjesë, policia nis hetimet

Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pjesë, policia nis hetimet

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes një ndër temat në takimin e Kurtit me zyrtarin amerikan

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes një ndër temat në takimin e Kurtit me zyrtarin amerikan

LVV nuk e ndërron kandidaten, PDK, LDK e AAK kërkojnë reflektim

Deputetët presin interpretimin e ri të Gjykatës Kushtetuese

Auto Draft

Vazhdojnë punimet për urën mbi Ibër, Durmishi: E gatshme në shtator

Jack Smith nën hetim, dyshohet për ndërhyrje në zgjedhje

Jack Smith nën hetim, dyshohet për ndërhyrje në zgjedhje

Presidenti i Kroacisë i bën thirrje qeverisë të ndërpresë tregtinë e armëve me Izraelin

Presidenti i Kroacisë i bën thirrje qeverisë të ndërpresë tregtinë e armëve me Izraelin

Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pjesë, policia nis hetimet

Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pjesë, policia nis hetimet

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes një ndër temat në takimin e Kurtit me zyrtarin amerikan

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes një ndër temat në takimin e Kurtit me zyrtarin amerikan

Berisha largohet nga Molde

Berisha largohet nga Molde

Gallapeni e nis me fitore te Lodzi

Gallapeni e nis me fitore te Lodzi

Xhaka debuton me humbje te Sunderlandi, bartë shiritin e kapitenit

Xhaka debuton me humbje te Sunderlandi, bartë shiritin e kapitenit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X