TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti takohet me ministren e Mbrojtjes së Zvicrës, flasin për rolin e KFOR-it, dialogun dhe situatën politike në rajon

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti takohet me ministren e Mbrojtjes së Zvicrës, flasin për rolin e KFOR-it, dialogun dhe situatën politike në rajon

Kurti i ka shprehur mirënjohje të thellë për kontributin e Zvicrës dhënë Kosovës para, gjatë dhe pas luftës, e pas pavarësisë së Kosovës.

Ai po ashtu e falënderoi edhe për ndihmën e vazhdueshme në programet e zhvillimit të ekonomisë dhe demokracisë.

Ai theksoi se Kosova dhe Zvicra ndajnë vlerat e përbashkëta, me mërgatën tonë në Zvicër, që janë urë lidhëse mes dy shteteve tona.

“Përtej bashkëpunimit bilateral në ekonomi dhe rritjes së volumit tregtar, kryeministri theksoi gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të zgjeruar bashkëpunimin edhe në fushën e mbrojtjes.Duke theksuar që Kosova është tregim suksesi i zhvillimit demokratik, ai e njoftoi Ministren Amherd me progresin ekonomik dhe demokratik të vendit tonë. Po ashtu, theksoi synimet dhe planet e Kosovës për anëtarësim në Partneritetin për Paqe të NATO-s, Këshillin e Evropës, si dhe aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Ndërsa ministrja Amherd u shpreh se Zvicra dhe Kosova ndajnë vlera të përbashkëta, transmeton teve1.info

“Ministrja Amherd tha se Zvicra dhe Kosova ndajnë vlera të përbashkëta, Ajo potencoi rëndësinë e mërgatës së madhe nga Kosova, që kontribuon në ekonominë e Zvicrës. Duke ritheksuar mbështetjen e Zvicrës për Kosovë dhe zhvillimin e saj demokratik, ajo tha se për Zvicrën është shumë e rëndësishme të ketë shtete stabile dhe sovrane në rajonin e Ballkanit. U potencua gatishmëria e Zvicrës për të ndihmuar e asistuar Qeverinë e Republikës së Kosovës për rritje të mëtejme të indikatorëve pozitivë ekonomik”, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit u bisedua për gjendjen e sigurisë në Kosovë, rolin e KFOR-it, situatën politike në rajon, rëndësinë e Procesit të Berlinit, si dhe për dialogun e Brukselit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Abdixhiku: Nuk mund të ketë Qeveri të pakicës në Kosovë

Abdixhiku i reagon Mustafës: LDK do të ecë përpara, por jo me ata që refuzojnë vullnetin e anëtarësisë

Pas dhjetë ditë kërkimi, FSK gjen trupin e pajetë të 30-vjeçarit të zhdukur në lumin Mat

Pas dhjetë ditë kërkimi, FSK gjen trupin e pajetë të 30-vjeçarit të zhdukur në lumin Mat

​Mustafa: Osmani nuk është rugoviste, me qenë kryetar i LDK-së nuk do të votohej si presidente

​Mustafa: Osmani nuk është rugoviste, me qenë kryetar i LDK-së nuk do të votohej si presidente

​Mustafa: LDK duhet të reflektojë, Abdixhiku nuk solli rezultate

Prishtina angazhon trajner të ri

Prishtina angazhon trajner të ri

Gjendet shqiptari i zhdukur prej 29-ditësh në lumin Mat

Gjendet shqiptari i zhdukur prej 29-ditësh në lumin Mat

​Mustafa: Osmani nuk është rugoviste, me qenë kryetar i LDK-së nuk do të votohej si presidente

​Mustafa: Osmani nuk është rugoviste, me qenë kryetar i LDK-së nuk do të votohej si presidente

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

Tri zakone të thjeshta për më shumë kënaqësi dhe momente lumturie

Tri zakone të thjeshta për më shumë kënaqësi dhe momente lumturie

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën