Kryeministri, Albin Kurti ka thënë se ka pasur një takim të këndshëm me përfaqësues të Partisë Socialiste Evropiane sot në Bruksel.
Ai ka thënë se masat social-demokratike sigurojnë lirinë e vërtetë për njerëzit, duke hequr barrën e luftës për të plotësuar nevojat bazë.
“Takimi i kënaqësisë @PES_PSE liderët sot në Bruksel. Masat social-demokratike sigurojnë lirinë vërtetë për njerëzit, duke hequr barrën e luftës për të plotësuar nevojat bazë. Pas rritjes ekonomike në Kosovë së bashku me rritjen e mbështetjes së mirëqenies sociale, ne presim të punojmë së bashku”, ka shkruar Kurti.
Ndryshe, Kurti ka udhëtuar sot për në Bruksel.
Përmes një njoftimi, nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se Kurti dp marrë pjesë në takimin përgatitor të Këshillit të BE-së, për të diskutuar rreth agjendës së Këshillit, raporton teve1.info
“Me ftesë të Presidentit të Partisë së Socialistëve Evropianë, Stefan Löfven, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot në kryeqytetin e Belgjikës, për të marrë pjesë në takimin përgatitor të Këshillit të Bashkimit Evropian me kryeministra, liderë partiakë dhe komisionerë nga radhët e familjes së PES dhe për të diskutuar rreth agjendës së Këshillit”, thuhet në njoftim.
Pleasure meeting @PES_PSE leaders in Brussels today. Social-democratic measures ensure true freedom for the people, lifting the burden of struggling to meet basic needs. After 🇽🇰's economic growth alongside increased social welfare support, we look forward to working together. pic.twitter.com/zOvsbJNWpr
— Albin Kurti (@albinkurti) December 14, 2023