TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti takohet kryediplomatin çek, flasin për liberalizimin e vizave për Kosovën

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Kurti takohet kryediplomatin çek, flasin për liberalizimin e vizave për Kosovën

Në njoftimin për media nga Zyra e Kryeministrit thuhet se Kurti ka shprehur mirënjohjen për përkrahjen e Çekisë dhënë për shtetin dhe popullin e Kosovës, para dhe pas luftës, si dhe para dhe pas shpalljes së pavarësisë, në arenën ndërkombëtare, në siguri dhe projekte zhvillimore.

“Ministri Lipavsky theksoi mbështetjen dhe solidaritetin e plotë për aspiratat e Republikës së Kosovës për integrime evropiane dhe euro-atlantike, ndërsa tha se e përkrah angazhimin e përbashkët drejt liberalizimit të vizave. Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e zbatimit të rekomandimit të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Ai e falënderoi ministrin Lipavsky për mbështetjen e Republikës Çeke për Kosovën dhe trajtimin e kësaj çështjeje si prioritet gjatë presidencës çeke të Këshillit të BE-së”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, në njoftim bëhet e ditur se Kurti dhe Lipavsky diskutuan për samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet në nëntor.

“U bisedua për rëndësinë e integrimit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, si dhe për samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në nëntor. Lidhur me invazionin dhe agresionin ushtarak rus në Ukrainë, ministri Lipavsky u shpreh mirënjohës për bashkërendimin e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian dhe pozicionimin e qartë të vendit tonë. Ai e falënderoi kryeministrin Kurti për qëndrimin e vendosur në përputhje me qëndrimet e BE-së. Po ashtu ritheksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian kundër luftës hibride”, është bërë e ditur në njoftim.

Ndërkaq, ata u pajtuan për rritje të bashkëpunimit në ekonomi, kulturë, siguri dhe teknologji të informacionit dhe komunikimit.

“Kryeministri Kurti dhe ministri Lipavsky u pajtuan për rritje të bashkëpunimit në ekonomi, shkëmbime tregtare, kulturë, siguri si dhe teknologji të informacionit dhe komunikimit. U theksua potenciali i madh për thellim të marrëdhënieve bilaterale si mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, po ashtu edhe ndërmjet Kosovës dhe Çekisë”, thuhet tutje në komunikatën nga Zyra e Kryeministrit. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kuvendi miraton pesë projektligje

Kuvendi miraton pesë projektligje

S’kalon rezoluta e LDK-së për çmimin e naftës

S’kalon rezoluta e LDK-së për çmimin e naftës

Kuvendi miraton rezolutën e PDK-së për të vërtetën e luftës

Kuvendi miraton rezolutën e PDK-së për të vërtetën e luftës

​Protesta në Pejë: E turpshme ta mbrojmë UÇK-në nga shqiptarët

Tyson Fury kthehet nga pensionimi, bokson të shtunën

Tyson Fury kthehet nga pensionimi, bokson të shtunën

​Protesta në Pejë: E turpshme ta mbrojmë UÇK-në nga shqiptarët

​Protesta në Pejë: E turpshme ta mbrojmë UÇK-në nga shqiptarët

E bujshme nga MLS, Neymar fillon kontaktet për t’iu bashkuar kampionatit amerikan

E bujshme nga MLS, Neymar fillon kontaktet për t’iu bashkuar kampionatit amerikan

Shtretërit në emergjencë, përplasen ministri Vitia dhe deputetja Kadrijaj

Shtretërit në emergjencë, përplasen ministri Vitia dhe deputetja Kadrijaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën