TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Kurti-Tahirit: Mjaft më, mjaft deputeti me shurdhues

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti i quan të papranueshme kërkesat e mësimdhënësve për 100 euro

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në seancë plenare ka thënë se me nënpunës civil nuk do të arrihet të dokumentohen krimet e luftës në Kosovë.

“Nënpunës civil me tri vjet përvojë pune, 45 që do i punësosh aty, nuk arrijnë të bëjnë këtë punë. Publikimet e tyre do të jenë të pavlera. Funksionimi pranë Zyrës së Kryeministrit do ta bëjë edhe më shumë të pavlerë dhe të pabesueshme. Emrat e atyre njerëzve që i publikojnë këto, nënpunësit civil do ta bëjnë më shumë të pabesueshëm. Prandaj, sot me miratimin e kësaj strukture siç është kështu, është jashtëzakonisht e dëmshme… Punësimi i 45 militantëve në kuadër të këtij institucioni e pamundëson. Ose qe po themi që zyrtarët më të mirë i merrni, jo militantë, prapë nuk janë njerëzit e duhur që të bëjnë këtë punë sepse duhet të kenë grada shkencore”, ka deklaruar Tahiri.

Më pas ka reaguar kryeministri Albin Kurti, i cili deklaroi se Tahiri nuk ka legjitimitet që të marrë fjalën e të flas gjepura.

“Ju porsa treguar se ku e keni mendjen, te punësimi i militantëve, aty e keni mendjen. Këtu bëhet fjalë për vullnet, hulumtim edhe dokumentim të krimeve të Serbisë. Ndërkaq, ju flisni për punësime të militantëve. Në njërën anë e partizoni çështjen dhe dëshironi ta banalizoni me teknikalitete. Vullnetin duhet ta bëjmë institucion dhe prandaj e kemi propozuar këtë gjë. Ju keni qenë vet ministër i Drejtësisë dhe e dimë se çfarë keni bërë. Në këtë kuvend në korrik të vitit 2013, janë amnistuar kriminelët në veri, me mbi 80 vota. Dhe ju keni qenë në atë anë. E kriminelët të cilët në korrikut e vitit 2013, ju më shumë se me 2/3 ju keni dhënë aministinë, ka pasur të tillë që kanë qenë edhe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Prandaj, nuk keni kurrfarë legjitimiteti që ta merrni fjalën e të flisni gjepura këtu. Mjaft më, mjaft deputeti më shurdhues, mjaft, turp duhet me iu dhënë”, ka deklaruar ai.

Debati mes Kurtit e Tahirit ka vazhduar më tej, ku ky i fundit tha se kryeministri do të hyj në histori që ka hetuar krimet që janë kryer pasluftës në Kosovë.

“Se di ku e ke tërë këtë siklet që e ke propozuar një ligj të tillë. Luftë në Kosovë pas 20 qershorit nuk ka pasur. Kriminelët që kanë kryer krime në cilën do datë, duhet të dalin para drejtësisë, qofshin që kanë vrarë shqiptarë, qofshin serbë. Me qenë objekt i hetimit, zyrtarisht me përcaktua Kosova si datë, është marre për ty. Ty nuk po të konvenon që të bësh një institut që të bëhet një institut që i heton krimet e luftës. Po të konvenojnë disa militantë në zyrën tënde që do i hetojnë dhe dokumentojnë krimet e luftës”, ka vazhduar Tahiri.

Kurti ka vijuar me deklarimin duke kërkuar nga deputeti, siç e quajti me shurdhues, të mos flas për këtë çështje.

“Bëhet fjalë për një ish-ministër të Drejtësisë, i cili këtu ka qenë në anën e amnistimit të kriminelëve në veri. Pra e para është kjo. E dyta, ne themi që instituti është i obliguar të merret me ato që kanë ndodhur edhe paraluftës e që shpien te lufta, e mund të merret edhe me krimet e pasluftës sepse në Ligjin për të Zhdukurit e kemi deri me 31 dhjetor të vitit 2000. Prandaj, ne nuk dëshirojmë që të vijmë në konflikt me atë ligj. Dhe e fundit që desha të them është se një ish-ministër i Drejtësisë që gjithë Kosova e njeh si deputetin me shurdhues do të duhej të pushonte të fliste më krimet e Serbisë të kryera gjatë luftës, për të cilat jo që nuk ka bërë asgjë, por ka qenë kundër produktiv. E sa për çështjen e Gjykatës Speciale që ka qenë e mundshme të votohet kundër, jemi dëshmi vet ne që jemi në qeveri sot”, ka përfunduar Kurti.

Për këtë ka folur edhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci. Derisa ka kërkuar vëmendjen e deputetëve, dëgjohet kryeministri Kurti teksa thotë se nënkryetarja është e plagosur me shtatë plumba.

“A mundesh me më dëgjua edhe me më marr seriozisht se e di për çka po flas. Kam qenë pjesë e dokumentimeve. A bën me dëgjua bre, a bën veç me dëgjua. Unë kam qenë pjesë e hulumtimeve dhe dokumentimeve, specifikisht me rastin e familjes time, edhe e di se çfarë nënkupton. Çështja e hulumtimin dhe dokumentimit ndërlidhet si njëfar mënyrë dëshmi që jep secili individ. Nuk është hulumtim shkencor, hulumtimi shkencor nënkupton kur mbledhin të dhënat dhe dalin ato të dhëna”, ka deklaruar Bogujevci.

Bogujveci tha se është e padrejtë që të thuhet se në këtë dokument trajtohen krimet deri në vitin 2000. /KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lladrovci: Qytetarët e Drenasit janë kampionë, s’votojnë me sy mbyll

Lladrovci: Qytetarët e Drenasit janë kampionë, s’votojnë me sy mbyll

Gjermania fiton finalen kundër Turqisë në EuroBasket 2025

Gjermania fiton finalen kundër Turqisë në EuroBasket 2025

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Moti gjatë javës

Auto Draft

Mësimi tërë ditor në Barilevë, të gjithë e mirëpresin      

Polonia miraton dislokimin e forcave të NATO-s në territorin e saj

Polonia miraton dislokimin e forcave të NATO-s në territorin e saj

Lladrovci: Qytetarët e Drenasit janë kampionë, s’votojnë me sy mbyll

Lladrovci: Qytetarët e Drenasit janë kampionë, s’votojnë me sy mbyll

Avokati serb publikon pamje: Radoiçiq dhe grupi i tij po kujdesen për sigurinë e Vuçiqit

Avokati serb publikon pamje: Radoiçiq dhe grupi i tij po kujdesen për sigurinë e Vuçiqit

Gjermania fiton finalen kundër Turqisë në EuroBasket 2025

Gjermania fiton finalen kundër Turqisë në EuroBasket 2025

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Moti gjatë javës

Rama dërgon në Presidencë kabinetin e ri që synon anëtarësimin në BE brenda 2030-ës

Rama dërgon në Presidencë kabinetin e ri që synon anëtarësimin në BE brenda 2030-ës

Auto Draft

Mësimi tërë ditor në Barilevë, të gjithë e mirëpresin      

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën