TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Skënderbeu vazhdon të frymëzoj me historinë e tij

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti për Skënderbeun: Është ikona e identitetit shqiptar

Kurti ka thënë se Skënderbeu vazhdon të frymëzoj me historinë e tij, teksa deklaroi se ai ishte strategu ushtarak gjenial i cili me trupa ushtarake të kufizuara arriti t’u bënte ballë ushtrive të mëdha, raporton teve1.info

Tutje, Kurti u shpreh se Skënderbeu ishte politikani që arriti t’i bashkonte në Lezhë në një aleancë politike e ushtarake, dinastët e shumicës së fisnikërisë arbërore.

“Edhe gati gjashtë shekuj nga koha kur jetoi, Skënderbeu vazhdon të frymëzoj me historinë e tij. Skënderbeu ishte strategu ushtarak gjenial i cili me trupa ushtarake numerikisht të kufizuara, arriti t’u bënte ballë ushtrive të mëdha të forcës politike më të fuqishme të kohës, Perandorisë Osmane. Skënderbeu ishte politikani që arriti t’i bashkonte në Lezhë (1444) në një aleancë politike dhe ushtarake, dinastët e shumicës së fisnikërisë arbërore, pasi kishin rënë me radhë nën vasalitetin ose dominimin e osmanëve”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:

555 vite më parë, vdiq Gjergj Kastrioti Skënderbeu, strategu i madh që për një çerekshekull i priu rezistencës kundër pushtimit osman në Arbëri, nga viti 1443 deri në vdekje më 1468. Historiani gjerman Jakob Philipp Fallmeryer, ishte ai i cili duke u mbështetur në një tekst të kronografit bizantin Georgios Sfranzis, e saktësoi datën e vdekjes së Skënderbeut, duke e fiksuar në 17 janar 1468.

Edhe gati gjashtë shekuj nga koha kur jetoi, Skënderbeu vazhdon të frymëzoj me historinë e tij. Skënderbeu ishte strategu ushtarak gjenial i cili me trupa ushtarake numerikisht të kufizuara, arriti t’u bënte ballë ushtrive të mëdha të forcës politike më të fuqishme të kohës, Perandorisë Osmane. Skënderbeu ishte politikani që arriti t’i bashkonte në Lezhë (1444) në një aleancë politike dhe ushtarake, dinastët e shumicës së fisnikërisë arbërore, pasi kishin rënë me radhë nën vasalitetin ose dominimin e osmanëve.

Diplomatët e tij si Pal Engjëlli, Gjergj Pelini dhe Gjon Gazulli por edhe vetë Skënderbeu, mbanin marrëdhënie diplomatike me Raguzën, me Republikën e Venedikut, me Janosh Huniadin e Hungarisë, me Papët e Selisë së Shenjtë në Romë si dhe me Alfonsin e Napolit dhe Aragonës, me të cilin lidhi Traktatin e Gaetës (1451). Siç është deklaruar edhe vetë si “mik i virtytit dhe jo i fatit”, Skënderbeu tregohej besnik ndaj aleatëve, aq sa për Ferdinandin I të Napolit, hyri në luftë me princat italianë (1461/’62) duke iu përgjigjur aleancës që kishte patur me të atin e tij, Alfonsin.

Me vulën e madhe dhe vulën e vogël në korrespodencat që lëshonte kancelaria e tij si dhe me stemën heraldike dhe ushtrinë e tij, Skënderbeu krijoi praktika të mirëfillta të një formacioni politik shtetëror sipas traditive mesjetare të kohës. Ai vazhdoi të besonte se mund ta përballonte depërtimin osman në Europë madje edhe kur Kostandinopoja ra në duart e osmanëve (1453), edhe kur disa nga fisnikët arbërorë i bënin oponencë apo edhe kur nuk i vinin ndihmat e premtuara nga perëndimi.

Shumë artistë dhe shkrimtarë nga Gentile Bellini te Spiro Xega, nga Antonio Vivaldi te Odhise Paskali dhe nga Henry Longfellow te Naim Frashëri, krijuan vepra artistike për Skënderbeun, kurse rilindasit shqiptarë e vendosën figurën e Skënderbeut në qendër të rrugës për kombformim. Përveç Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit, sheshet e shumë qyteteve në botë mbajnë buste dhe shtatore të Skënderbeut, ashtu siç emrin e tij e mbajnë shumë rrugë, sheshe dhe shkolla.

Autorë e studiues të shumtë shkruan biografi dhe libra për Skënderbeun, përmes të cilave mund të njihet jeta dhe historia e tij, qysh nga nga niveli i regjistrimeve të bashkëkohësve si Marin Barleti dhe Dhimitër Frangu, deri te studimet bashkëkohore historiografike nga Aurel Plasari dhe Oliver Jens Schmitt në kohën tonë.

Lavdi heroit të shqiptarëve Gjergj Kastriotit Skënderbeut për jetë e mot!

Tags: albin kurtiGjergj Kastrioti Skënderbeu”
ShareTweet

Postime të ngjashme

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës mbledh arkiva në Tetovë

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës mbledh arkiva në Tetovë

19-vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident tragjik në Austri

19-vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident tragjik në Austri

Hoxhaj për Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe zë i fuqishëm në SHBA

Hoxhaj për Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe zë i fuqishëm në SHBA

Haxhiu stafit të saj: Uroj që secili ta jap më të mirën nga vetja

Haxhiu për vdekjen e kongresistit amerikan: Engel qëndroi në anën e drejtë të historisë së Kosovës

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës mbledh arkiva në Tetovë

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës mbledh arkiva në Tetovë

19-vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident tragjik në Austri

19-vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident tragjik në Austri

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

Begaj: Humbëm Eliot Engel, një mik të madh të popullit shqiptar

Hoxhaj për Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe zë i fuqishëm në SHBA

Hoxhaj për Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe zë i fuqishëm në SHBA

Haxhiu stafit të saj: Uroj që secili ta jap më të mirën nga vetja

Haxhiu për vdekjen e kongresistit amerikan: Engel qëndroi në anën e drejtë të historisë së Kosovës

​Kosova merr pjesë në Kampionatin Evropian të MMA-së

​Kosova merr pjesë në Kampionatin Evropian të MMA-së

Mbahet Akademi Përkujtimore në nder të Betejës së Koshares

Mbahet Akademi Përkujtimore në nder të Betejës së Koshares

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën