TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kurti: Shqiptarët asnjëherë nuk do ta harrojnë emrin e ambasadorit, William Walker

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Kurti: Shqiptarët asnjëherë nuk do ta harrojnë emrin e ambasadorit, William Walker

Ai tha se Walker mbetet miku i mirë i kohërave të vështira të Kosovës që me raportimin e tij mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës na siguroi ndihmë nga NATO-ja.

“Në kohëra të vështira historike njësoj siç në periudha krizash personale një mik i mirë mund të jetë shpëtimi i nevojshëm madje edhe atëherë kur nuk e keni një mik të mirë janë kohërat e vështira që mund ta sjellin një të tillë. Në traditat tona një mik i mirë është një figurë shumë e rëndësishme dhe e respektuar e cila nderohet deri në paprekshmëri sipas kodeve tona zakonore shqiptare të mikpritjes që është vlerë e theksuar e jona”, u shpreh Kurti.

Reklamë

Kryeministri tha se ambasadori Walker me raportimet e tij ndryshoi perceptimin ndërkombëtar mbi luftën çlirimtare të UÇK-së.

“Më 1998, Ambasadori William Walker erdhi në Kosovë në krye të komisionit verifikues të OSBE-së për të parë nëse forcat serbe po vepronin në përputhje të marrëveshjes së tetorit të Kombeve të Bashkuara për të tërhequr forcat e armatosura dhe për të zbatuar armëpushimin. Ky mision për Kosovën ishte lehtësisht i verifikueshëm nga veturat me ngjyrë portokalli me të cilat lëviznin të 700 anëtarët e këtij komisioni”, tha ai.

Sipas Kurtit, në fillet e para të UÇK-së duke qenë jo shumë e njohur për qëllimet dhe tekniket e saj UÇK-ja ishte konsideruar si terroriste dhe ekstremiste, të cilën tha se e demantoi OSBE-ja.

“Dhe ishte pikërisht komisioni verifikues i OSBE-së që me raportime nga terreni për zhvillimet në Kosovë do të ndihmonte ndryshonte perceptimin ndërkombëtar mbi UÇK-në dhe do të siguronte ndihmë nga NATO-ja”, tha Kurti.

E ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci tha se Walker në çdo vizitë të tij qoftë këtu apo jashtë Kosovës vazhdon që ta mbrojë luftën e Kosovës.“Titulli “Doctor Honoris Causa” është titull i vjetër akademik dhe shërben për të njohur një kontribut.

“Ai e meriton këtë titull të lartë nderi. Në çdo vizitë të tij qoftë këtu apo jashtë Kosovës ai vazhdon që ta mbrojë Kosovën për luftën. Është e vërtetë se masakra e Reçakut nuk është as e para as e fundit në Kosovë. Secili apo secila i kemi trishtimet e ftohta për dhunën nga forcat serbe. Në masakrën e Reçakut e veçanta qëndron në bujën që bëri” tha ajo.

Edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se ambasadori Walker çdo herë do të jetë në zemrat e qytetarëve të Kosovës, si një njeri që ka kontribuuar jashtëzakonisht shumë në jetën e tyre.

“Në emër të qytetarëve të Komunës së Pejës i dëshiroj ambasadorit shëndet dhe jetë të gjatë, duke i thënë se çdo herë do të jetë në zemrat tonë, si njeri që ka kontribuuar jashtëzakonisht shumë për jetën tonë”, ka thënë Muhaxheri.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Smajljaj: Kushtetuesja të sqarojë nëse Kuvendi është konstituuar – kërkesa e Listës Serbe mund të mos shqyrtohet

Smajljaj: Kushtetuesja të sqarojë nëse Kuvendi është konstituuar – kërkesa e Listës Serbe mund të mos shqyrtohet

Kryeministri kroat kritikon BE-në: Sulmi në Banjskë kaloi sikur nuk ndodhi asgjë

Kryeministri kroat kritikon BE-në: Sulmi në Banjskë kaloi sikur nuk ndodhi asgjë

Supremja hedh poshtë ankesën e Vetëvendosjes kundër vendimit të PZAP-së për certifikimin e Listës Serbe

Supremja reagon për deklaratën e Krasniqit në mbledhjen e KQZ-së

Komandanti i KFOR-it dhe Osmani diskutojnë për sigurinë dhe stabilitetin në rajon

Komandanti i KFOR-it dhe Osmani diskutojnë për sigurinë dhe stabilitetin në rajon

Prurja e re e Kosovës, Veldin Hoxha, flet para ndeshjeve me Zvicrën e Suedinë

Prurja e re e Kosovës, Veldin Hoxha, flet para ndeshjeve me Zvicrën e Suedinë

Smajljaj: Kushtetuesja të sqarojë nëse Kuvendi është konstituuar – kërkesa e Listës Serbe mund të mos shqyrtohet

Smajljaj: Kushtetuesja të sqarojë nëse Kuvendi është konstituuar – kërkesa e Listës Serbe mund të mos shqyrtohet

Rabiot bashkohet me Allegrin te Milani

Rabiot bashkohet me Allegrin te Milani

Bayern Munich siguron Nicolas Jackson nga Chelsea me marrëveshje të re

Bayern Munich siguron Nicolas Jackson nga Chelsea me marrëveshje të re

Jadon Sancho huazohet tek Aston Villa

Jadon Sancho huazohet tek Aston Villa

Fjalët e para të Zhegrovës si lojtar i ri i Juventusit

Fjalët e para të Zhegrovës si lojtar i ri i Juventusit

“InfoNata” 01.09.2025

“InfoNata” 01.09.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X