Kryeministri, Albin Kurti, sot do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial ‘’Adem Jashari’’ në Prekaz në orën 18:30.
Kështu ka bërë të ditur, zyra e kryeministrit në një njoftim për media.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me rastin e festës së 28 Nëntorit, bën homazhe në Kompleksin Memorial ‘’Adem Jashari’’ në Prekaz. VENDI: Kompleksi Memorial ‘’Adem Jashari’’ në Prekaz. KOHA: 18:30”, thuhet në njoftimin e ZKM’së.
Ndryshe, me rastin e 28 nëntorit, Kurti sot gjatë ditës ka qëndruar në Shqipëri.
Kurti në ceremonia zyrtare për 111 vjetorin e pavarësisë, ku është bërë ngritja e flamurit dhe vendosja e kurorave me lule në monumentin e Ismail Qemalit, ka marrë pjesë krah presidentit shqiptar, Bajram Begaj, kryeministrit, Edi Rama dhe kryekuvendares, Lindita Nikolla.
Ndryshe, Shqipëria sot feston 111–vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.
28 Nëntori për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen njihet si Dita e Flamurit.