TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kurti: Serbia kërcënim për Kosovën – rritja e forcave të KFOR-it, nevojë urgjente

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Kurti: Serbia kërcënim për Kosovën – rritja e forcave të KFOR-it, nevojë urgjente

Kancelari gjerman Olaf Scholz-Kryeministri Albin Kurti

Sipas Kurtit, në pjesën veriore të Kosovës, Serbia vazhdon të ndërtojë struktura ilegale.

Përveç kësaj, sipas Kurtit, problematike është mirëmbajtja e “lidhjeve të ngushta” të Serbisë me Rusinë.

Reklamë

Në lidhje me njërën nga masat e reja reciproke, përkatësisht për lëshimin e lejeudhëtimeve, Kurti tha se me presidentin serb mund të pajtohet nëse edhe ai heq dorë nga ato.

I pyetur se “a po luan Putin me zjarr në Kosovë”, kryeministri Kurti u shpreh se “as Putin e as Vuçiç nuk mund të abuzojnë me minoritetin serb të Kosovës”.

“Qytetarët e rëndomtë nuk marrin pjesë në politikat luftënxitëse kundër shtetit tonë. Por, një gjë të tillë, e bëjnë ata që janë nën paga të Beogradit. Këta kriminelë qëllimisht nxisin trazira. Shteti i Kosovës është vigjilent ndaj këtyre ngjarjeve”, u shpreh kryeministri.

“Nuk frikësohemi nga këta kriminelë. Nevojiten përforcime të forcave të KFOR-it. Serbia ka 48 baza ushtarake përreth Kosovës. Për shkak të bashkëpunimit të ngushtë ushtarak mes Serbisë dhe Rusisë kemi nevojë urgjente për të rritur konsiderueshëm numrin ushtarëve të NATO-s në Kosovë. Kjo definitivisht do të përmirësonte sigurinë tonë”, deklaroi Kurti.

Gjithashtu, sipas Kurtit, ndihmë do të ishte po të kishte edhe më shumë trupa gjermane, gjë që, sipas kryeministrit, do të forconte parandalimin e ndonjë përshkallëzimi.

Përveç kësaj, Kurti tha se trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, do të ndihmonin që edhe më tutje të shtriheshin strukturat dhe kapacitetet e sigurisë.

Kurti për të përditshmen “Welt” foli edhe për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, për çka tha se nuk do të ndodhë më larg se në Krishtlindje.

“Këtë vjeshtë, e më së largu në Krishtlindje të këtij viti, Kosova aplikon për anëtarësim në BE”, tha Kurti, derisa shtoi se gjasat por këtë janë pasi Kosova është vendi më pro-demokratik e pro-perëndimor në Ballkanin Perëndimor.

“Përveç kësaj, siguria e kontinentit evropian është e kërcënuar pas sulmit krejtësisht të pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës. Pra, do të ishte e rëndësishme të kishit një partner të qëndrueshëm në Kosovë në krahun tuaj në Ballkanin Perëndimor. Pra, të dyja palët do të përfitonin njëlloj”, u shpreh Kurti.

Megjithëkëtë, ai tha se nuk pret që Kosova të anëtarësohet sivjet ose vitin tjetër.

“Do të ishte absolutisht e nevojshme një kornizë kohore nga Brukseli. Do të ishte e rëndësishme që dikush me ndikim në BE të ngrihet dhe të thotë: Të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i bashkohen BE-së deri në vitin 2030”, tha kryeministri.

Ky është një premtim evropian që nga viti 2003, rikujtoi ai. “Nga Kosova nuk duhet frikësuar askush. Të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor së bashku me 18 milionë banorë janë sa Holanda.

Fuqia ekonomike korrespondon me produktin e brendshëm bruto të Sllovakisë. Përveç kësaj, çdo i treti banor i Ballkanit Perëndimor nuk jeton më sidoqoftë në shtëpi, por diku në Evropën Perëndimore, kryesisht në Gjermani”, përfundoi kryeministri.

Tags: albin kurtiGazeta gjermane "Welt"
ShareTweet

Postime të ngjashme

Canaj: Mund të kemi qindra aktgjykime të Kushtetueses, por bllokada nuk zgjidhet pa kompromis politik

Canaj: Mund të kemi qindra aktgjykime të Kushtetueses, por bllokada nuk zgjidhet pa kompromis politik

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohet zyrtari i Komunës së Pejës i sekuestrohet një armë

A tregon përçarje brenda grupit mosvotimi i Selimit për Gërvallën, analistët flasin për situatën

A tregon përçarje brenda grupit mosvotimi i Selimit për Gërvallën, analistët flasin për situatën

Arrestohen dy persona në Skenderaj, konfiskohen katër armë

Vdes gjyqtari Frank Caprio, i njohur për dhembshurinë dhe humanizmin e tij në sallën e gjyqit

Vdes gjyqtari Frank Caprio, i njohur për dhembshurinë dhe humanizmin e tij në sallën e gjyqit

“InfoNata” 20.08.2025

“InfoNata” 20.08.2025

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohet zyrtari i Komunës së Pejës i sekuestrohet një armë

A tregon përçarje brenda grupit mosvotimi i Selimit për Gërvallën, analistët flasin për situatën

A tregon përçarje brenda grupit mosvotimi i Selimit për Gërvallën, analistët flasin për situatën

Arrestohen dy persona në Skenderaj, konfiskohen katër armë

Arrestohen dy persona në Skenderaj, konfiskohen katër armë

Maloku: Marrëveshja politike është thelbësore, egoizmi politik i Kurtit është i pashpjegueshëm

Maloku: Marrëveshja politike është thelbësore, egoizmi politik i Kurtit është i pashpjegueshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X