Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Serbia ende fle nga masive nga gjenocidi i kryer në Kosovë.
Ai në kujtim të 98 të vrarëve në Masakrën e Rezallë, u ka bërë thirrje partnerëve ndërkombëtarë që Serbisë t’i kërkojnë zbardhjen e plotë të fatit të të zhdukurve
“Ende Serbia fle mbi varreza masive nga gjenocidi i kryer në Kosovë. Mbi 950 civilë të paarmatosur u masakruan në Kosovë, ua rrëmbyen kufomat dhe i futën në varreza masive në Serbi, përfshirë këtu kamionë frigoriferë që dolën nga fundi i liqeneve atje. Ende Serbia i mbanë të fshehura informacionet për vendndodhjen e të paktën 11 varrezave masive brenda territorit të saj. U bëjmë thirrje partnerëve ndërkombëtarë që nga Serbia, si përgjegjëse për vrasjen dhe zhdukjen e qytetarëve tanë, të kërkojnë zbardhjen e plotë të fatit të të zhdukurve. Institucionet e drejtësisë të Republikës së Kosovës duhet të veprojnë pa vonesë, që urdhërdhënësit dhe ekzekutorët të dalin para drejtësisë”, ka shkruar Kurti.
Ai ka thënë se nuk mund të lejohet që harresa të mbulojë krimet e mizoritë që ka bërë Serbia në Kosovë.
Nuk mund të lejojmë që harresa të mbulojë mizoritë e luftës në Kosovë, siç nuk mund të mbulojë dheu i varrezave masive të vërtetën për krimet e kryera nga Serbia.Duke nderuar të kaluarën dhe duke kërkuar drejtësi për viktimat, angazhohemi për të ardhmen e Republikës sonë, ku brezat e rinj rriten të lirë dhe të sigurt. Në këtë datë që është dëshmi e dhimbjes dhe qëndresës së popullit tonë, nderojmë të vrarët në Rezallë. I përjetshëm qoftë kujtimi i martirëve dhe dëshmorëve të kombit.Lavdi”, ka shkruar Kurti./teve1.info/









