TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Sali Çekaj është një nga profilet shumëdimensionale në historinë e lëvizjeve për çlirim

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti: Sali Çekaj është një nga profilet shumëdimensionale në historinë e lëvizjeve për çlirim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar dëshmorin Sali Çekaj në 24 –vjetorin e rënies së tij.

Kurti ka thënë se Çekaj ishte një nga planifikuesit dhe komandantët kryesor të operacioneve të betejës së Kosharës.

“Sot është përvjetori i 24-të i rënies dëshmor i Sali Çekajt! Ai u vra në përballje me forcat serbe më 19 prill 1999, gjatë luftimeve të betejës së Koshares, betejë kjo në të cilën ai ishte një nga planifikuesit dhe komandantët kryesorë të operacioneve. Atë kohë, Saliu ishte 42 vjeç, por me kohë ai kishte marrë nofkën “Veterani”, sepse me angazhimin e tij patriotik, ai ishte vërtetë veteran për nga përvoja. Sali Çekaj kishte rol kyç në organizimin e dy grupeve që u stërvitën në Shqipëri në vjeshtën e vitit 1991, ku ishin edhe Zahir Pajaziti dhe Adem Jashari”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai ka thënë se Sali Çekaj ishte pjesëmarrës në shumë aktivitet të lëvizjeve për çlirimin e vendit. Kurti thotë se Çekaj është një nga figurat më shumëdimensionale në historinë e lëvizjeve për çlirimin e Kosovës nga Serbia.

“Emri i Sali Çekajt shfaqet në shumë aktivitete të lëvizjeve dhe të organizatave politike që nga viti 1981 e tutje, kur ai u përfshi në demonstratat e asaj kohe. Gjatë viteve të ’90-ta, Çekaj kontribuoi intensivisht në shtrirjen dhe forcimin e rrjetit të shqiptarëve të angazhuar në lëvizjen për liri, si në Kosovë ashtu edhe në diasporë. Aktivist politik, ushtarak, organizator mobilizues dhe komandant në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Sali Çekaj rezulton të jetë një nga profilet më shumëdimensionale në historinë e lëvizjeve për çlirimin e Kosovës nga Serbia. Ky hero në vepër dhe hero i shpallur i Kosovës, frymëzoi e u krijoi mundësi veprimi edhe shumë luftëtarëve çlirimtarë të tjerë më pas. Lavdi veprës patriotike të Sali Çekajt, bashkë me të gjithë dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Kurti./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje dhe dhunë në familje

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Dy raste të vdekjeve të dyshimta po hetohen nga Policia

Minatorët vazhdojnë grevën, ende s’ka datë se kur u dalin pagat

​Qeveria në kërkim të një partneriteti publiko privat për modernizmin e Trepçës

Serbët thërrasin protestë në Rashkë

Mot me diell dhe vranësira

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje dhe dhunë në familje

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Dy raste të vdekjeve të dyshimta po hetohen nga Policia

Minatorët vazhdojnë grevën, ende s’ka datë se kur u dalin pagat

​Qeveria në kërkim të një partneriteti publiko privat për modernizmin e Trepçës

Izraeli nis sulme ajrore në Teheran dhe Bejrut

Izraeli nis sulme ajrore në Teheran dhe Bejrut

Ambasada amerikane në Riad sulmohet me dronë

Ambasada amerikane në Riad sulmohet me dronë

Serbët thërrasin protestë në Rashkë

Mot me diell dhe vranësira

Arifi: Ka pasur lobim kundër Osmanit, Kurti mund të shkojë drejt zgjedhjeve i do 80%

Arifi: Ka pasur lobim kundër Osmanit, Kurti mund të shkojë drejt zgjedhjeve i do 80%

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën