Në një postim në Twitter, ai ka publikuar një intervistë të javës së kaluar me “Welt” ku ka folur për masat e reciprocitetit me Serbinë por edhe për formimin e demokracisë në vend, përcjell teve1.info
“Reciprociteti duhet të jetë fryma e zgjidhjeve parimore. Javën e kaluar fola me Welt për masat tona reciproke për targat e makinave dhe dokumentet e hyrje-daljeve me Serbinë, por edhe për fuqinë tonë të re të punës, të kualifikuar, luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e demokracisë”, ka shkruar Kurti.
Sot është arritur marrëveshja për njohjen e dokumenteve mes Kosovës e Serbisë, por kreu i Ekzekutivit ende nuk ka reaguar për këtë çështje. /Teve1.info/
Reciprocity should be the spirit of principled solutions. Last week I spoke to @welt about our reciprocal measures on car plates & entry-exit docs w/ Serbia but also about our young, skilled labour force, fight against corruption & strengthening democracy. https://t.co/giWnnTbfEJ
— Albin Kurti (@albinkurti) August 27, 2022