Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se kidnapimi i tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe është bërë në territorin e Kosovës.
Ai ka thënë se ky ka qenë një akt agresioni nga Serbia, si reagim ndaj arrestimit të njërit nga organizatorët e sulmeve ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, Millun Milinkoviq.
“Serbia i ka sjellë njësitet më elite që posedon në mënyrë tinëzare brenda Republikës tonë”, tha Kurti në seancën e Kuvendit ku po raporton për këtë rast dhe situatën në veri të Kosovës, raporton teve1.info
Kurti nuk e përjashtuar mundësinë e reagimit të Kosovës ndaj Serbisë, por ka thënë se janë në pritej të veprimeve të Serbisë dhe faktorit ndërkombëtarë.
“Agresioni përbënë vepër të ndaluar me të drejtën ndërkombëtare. Ndërsa urdhërdhënësi e saj kanë konsumuar një vepër penale ndërkombëtare. Shtetet u binden rregullave bazike të së drejtës ndërkombëtare ose nëse jo represlet do të duhet të pasojnë kurse rregullat minimale të raporteve ndërshtetërore duhet ndryshojnë. Se a duhet të shkojmë në një drejtim të tillë ende po e presim sjelljen e Serbisë dhe faktorit ndërkombëtar”, tha Kurti.
Kurti ka thënë se përgjegjës për mbrojtjen e vijës kufitare të Kosovës është KFOR-i dhe Policia e Kosovës
“Po presim nga KFOR-i të marrë përgjegjësinë efektive për ushtrimin e funksionit të saj të mbrojtjes duke urdhëruar Serbinë që t’i kthejë në Kosovë personat e kidnapuar dhe ta ndëshkojë këtë shkelje flagrante të integritetit territorial, sovranitetit të vendit tonë edhe të pikës së katërt të Marrëveshjes së Kumanovës”, tha kryeministri.







