TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë

by TËVË 1
10 muaj ago
0
A A
Kurti: Një Rusi e fortë e trimëron Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qeveria e LVV-së, ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë.

Kurti ka thënë se gjatë mandatit afro katër vjeçar shumë xhami të Kosovës janë në gjendje më të mirë dhe u shërbejnë besimtarëve e vizitorëve, “si rezultat i restaurimeve profesionale”.

“Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë. Puna jonë ka qenë e përditshme, sistematike. Kështu do të jetë deri në fund të mandatit. Për të vazhduar pastaj me mandatin tjetër. Shumë xhami të Kosovës sot janë në gjendje më të mirë dhe u shërbejnë besimtarëve e vizitorëve, si rezultat i restaurimeve profesionale, në këto më pak se katër vjet”, ka shkruar ai në Facebook.

Kryeministri mes tjerash ka shkruar se në shumë asete islame punimet kanë përfunduar ose janë në zbatim, ndërsa në shumë të tjera po hartohen projektet dhe zhvillohen procedurat e prokurimit.

“Investimet tona për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame nuk do të ndalen as viteve në vijim. Kemi ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme për përfundimin e punimeve nga TIKA në Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë, pas më shumë se një dekadë stagnim e degradim. Me kujdes të shtuar profesional po vazhdojnë punimet e fazës së dytë restauruese në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren, ku investimi kap vlerën 500 mijë euro. Me ndërmarrjen e masave emergjente kemi ndalur degradimin e mëtejmë të Xhamisë së Mazhiqit në Mitrovicë, ndërsa kemi ndarë 500 mijë euro në buxhetin e ri për fazat pasuese.

🔹Ndërhyrjet restauruese kanë përfunduar te:

– Xhamia e Mulla Idris Gjilanit në Dunav të Gjilanit

– Xhamia e Drenocit në Deçan

– Hamami i qytetit në Mitrovicë

– Teqeja e Sheh Litës në Gjakovë

– Teqeja e Sheh Banit në Gjakovë

– Xhamia e Osman Efendisë në Novobërdë

– Tyrbeja e Osman Efendisë në Novobërdë.

🔹Ndërhyrjet emergjente si fazë që i paraprinë restaurimit të plotë:

– Xhamia e Velekincës në Gjilan

– Xhamia e Llovcës në Gjilan

– Xhamia e Gërmovës në Viti

– Xhamia e Vryqecit në Kamenicë

– Xhamia e Carrabregut në Deçan

– Xhamia e Gazi Mehmed Pashës në Leshan të Suharekës.

🔹Aktualisht po zhvillohen punimet e restaurimit te Xhamia e Trubohovcit në Istog dhe Xhamia e Meshinës në Kamenicë, ndërsa në procedurë të prokurimit për realizimin e punimeve janë projektet për:

– Xhaminë Mesxhid në Prizren

– Xhaminë e Qokut në Junik

– Xhaminë e Firajës në Shtërpcë

– Xhaminë e Prapashticës në Prishtinë.

🔹Jemi në fazën e fundit të miratimit të projekteve të restaurimit për:

– Xhaminë e Sudi Efendisë në Prishtinë

– Xhaminë e Burojës në Skënderaj

– Xhaminë e Orllanit në Podujevë

– Xhaminë e madhe në Ferizaj.

Për të gjitha ndërhyrjet në fazë projektimi është ndarë buxheti i nevojshëm dhe punimet pritet të nisin në javët dhe muajt e ardhshëm. Gjithashtu, në bashkëpunim me agjencinë turke TIKA, muajve në vijim do të nisim edhe restaurimin e Xhamisë së Bajraklisë në Prizren”./teve1.info/

Tags: albin kurtimbrojtja e trashëgimisë kulturore islameXhamia
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sondazhi i PDK-së e nxjerr të tretin, Xhaferi thotë se pas balotazhit do të dalë fitues në Vushtrri

Sondazhi i PDK-së e nxjerr të tretin, Xhaferi thotë se pas balotazhit do të dalë fitues në Vushtrri

”Disa gazetarë Radoiçiqa”- Rexha: Organet e sigurisë dhe drejtësisë ta thonë fjalën e tyre

”Disa gazetarë Radoiçiqa”- Rexha: Organet e sigurisë dhe drejtësisë ta thonë fjalën e tyre

Kamberi: Militarizmi i rajonit, një nga format e Serbisë që ka qëllim ikjen e shqiptarëve

Kamberi reagon pasi Petkoviqi refuzoi të diskutohet në Bruksel për Luginën e Preshevës

Arrestohen tre persona pas të shtënave me armë zjarri në Ferizaj

“InfoNata” 11.09.2025

“InfoNata” 11.09.2025

Arrestohen tre persona pas të shtënave me armë zjarri në Ferizaj

Arrestohen tre persona pas të shtënave me armë zjarri në Ferizaj

Muharremaj për bashkëpunimin me Qeverinë: S’mund të ankohem përveç sfidës me kontratën kolektive

Muharremaj për bashkëpunimin me Qeverinë: S’mund të ankohem përveç sfidës me kontratën kolektive

NATO forcon mbrojtjen pasi dronët rusë u rrëzuan mbi Poloni

NATO forcon mbrojtjen pasi dronët rusë u rrëzuan mbi Poloni

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën