TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Projekti i BE-së duhet mbrojtur me anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve paqedashëse

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Qeveria merr vendim për punësimin e personave me aftësi të kufizuara në administratën shtetërore

Ai ka thënë se Kosova është vendi me demokratik në Ballkanin Perëndimor.

“Me qeverisjen tonë po dëshmojmë se për Kosovën Bashkimi Evropian fillon në shtëpi duke jetësuar ndryshimet të cilat transformojnë vendin tonë dhe përshpejtojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka thënë projekti i Bashkimit Evropian i bazuar në vlerat e lirisë dhe demokracisë, drejtësisë dhe barazisë, të drejtat e njeriut dhe të drejtat civile, lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave, sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit, po mbrohet në Ukrainë.

Postimi i plotë:

Sot, më 9 maj, në Ditën e Evropës, kujtojmë deklaratën e ministrit të jashtëm francez Robert Schuman. Kujtojmë idetë dhe idealet e themeluesve të Bashkimit Evropian të cilët pas shkatërrimit që sollën dy luftëra botërore e kuptuan që paqja për të qenë e qëndrueshme, duhet të jetë e lidhur me drejtësinë, barazinë, bashkëpunimin dhe mundësinë për një jetë më të mirë; se integrimi e ndërvarësia sjellin më shumë fitime dhe mundësi sesa rivaliteti e kundërvëniet.

Bashkimi Evropian është projekt dhe proces për Evropën dhe gjithë qytetarët e saj që besojnë në vlerat e lirisë dhe demokracisë, drejtësisë dhe barazisë, të drejtat e njeriut dhe të drejtat civile, lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave, sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit.

Këto vlera sot po mbrohen në Ukrainë. Atje, përballë një agresori e pushtuesi despotik, po mbrohet ideja e një Evropë të lirë dhe të bashkuar. Pikërisht në këtë ditë duhet të zotohemi për të mbrojtur e përshpejtuar projektin e Bashkimit Evropian duke integruar Kosovën, gjithë Ballkanin Perëndimor dhe gjitha shtetet evropiane paqedashëse të cilat përqafojnë vlerat tona të përbashkëta, duke përfshirë Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë.

Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor. Ne besojmë në demokraci që lufton autokratët, në sundim të ligjit që lufton korrupsionin dhe në ekonomi të zhvilluar që rrit mirëqenien për të gjithë.

Urime të gjithë qytetarëve 9 Maji – Dita e Evropës!

Tags: albin kurtiBashkimi Evropianintegrimi i Ballkanit Perendimor
ShareTweet

Postime të ngjashme

Baraliu: S’ka vullnet për presidentin, partitë po luajnë “ping pong politik”

Baraliu: S’ka vullnet për presidentin, partitë po luajnë “ping pong politik”

Baraliu: Kushtetua ka nevojë për rishkrim

Baraliu: Kushtetua ka nevojë për rishkrim

Nxirret trupi i pajetë i shtetasit amerikan i aksidentuar në Prevallë

Nxirret trupi i pajetë i shtetasit amerikan i aksidentuar në Prevallë

Haziri: Nëse vendi shkon në zgjedhje, gara do të jetë mes Kurtit dhe Osmanit

Lideri suprem i Iranit premton “fazë të re” në menaxhimin e Hormuzit

Lideri suprem i Iranit premton “fazë të re” në menaxhimin e Hormuzit

Haziri zbulon kandidatin e LDK-së për president, nëse arrihet marrëveshje me LVV-në

Haziri zbulon kandidatin e LDK-së për president, nëse arrihet marrëveshje me LVV-në

Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrëveshje politike

Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrëveshje politike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën