TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
16 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
16 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kurti: Progresi ekonomik në Kosovë, rezultat i qeverisjes së mirë

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Kurti i njoftoi studentët e Vjenës dhe Venedikut me reformat në drejtësi

Ky vizion sipas tij, mund të realizohet përmes përkrahjes së bizneseve vendore.

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri ka ripërsëritur disa prej pikave të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Teksa ka theksuar se progresi ekonomik në vend nuk është rastësi sepse sipas tij, është rezultat i qeverisjes së mirë.

Postimi i plotë:

Progresi ekonomik i Kosovës

Rritje ekonomike sepse ky është vizioni ynë. Përkrahje për bizneset vendore sepse kjo është mënyra për të realizuar këtë.

Përmes Pakos së Ringjalljes Ekonomike, Masës 2.1, subvencionuam 20% të kryegjësë së kredisë për bizneset prodhuese e përpunuese. Kjo masë kap vlerën prej 15 milionë euro mbështetje direkte që u ka mundësuar 207 bizneseve të investojnë mbi 87 milionë euro në zgjerim të kapaciteteve.

Me Masën 2.4 ofruam mbështetje për trajnime të stafit, brendim të produkteve e mbështetje për panaire jashtë vendit për të gjetur tregje të reja. Mbështetje nga e cila përfituan 75 biznese.

Pra, u kemi ndihmuar bizneseve tona vendore që të zgjerojnë kapacitetet prodhuese e përpunuese ashtu që të rritet prodhimi vendor, punësimi e eksporti.

Eksportin përgjatë periudhës janar-shtator 2022 e kemi për 25.6% më të lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Rritja mesatare vjetore e eksportit gjatë periudhës janar-shtator të viteve 2008-2020 është 15.7%, ndërsa rritja mesatare e eksportit në periudhën e njëjtë të dy viteve të fundit e gjatë qeverisjes sonë është 47.3%. Pra, me Qeverinë tonë eksportet në këtë periudhë janë rritur trefish më shpejtë sesa në krahasim me vitet kur kanë udhëhequr qeveritë e kaluara.

E rritja e eksportit pa dyshim nënkupton edhe rritje të aktivitetit ekonomik dhe punësimit në vend.

Qarkullimi i bizneseve për periudhën janar-gusht 2022 ka shënuar rritje prej 21.6% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021 dhe 67.9% krahasuar me vitin 2020.

Si rezultat, në vitin 2021 kishim të regjistruara 25 mijë vende pune më shumë sesa ai pararendës, kurse nga janari deri në gusht të këtij viti kemi 15 mijë vende pune më shumë.

Përveç ndihmës direkte me subvencione, po ndihmojmë bizneset tona përmes uljes së kostos së të bërit biznes.

Vitin 2021 e mbyllëm me hapjen e terminalit doganor shtetëror në Mitrovicë. Këtë vit, terminalin doganor në Podujevë e kthyem në shtetëror. Njësoj do të vazhdojmë me hapjen e terminalit doganor shtetëror në Vërmicë.

E këtë javë, filloi zhdoganimi i mallrave në Portin e Durrësit. Kjo do të ulë kostot për bizneset e konsumatorët për rreth 2 milionë euro sikurse edhe kohën e zhdoganimit.

Investimet e huaja direkte në Kosovë vazhdojnë të rriten gjatë qeverisjes sonë. Në periudhën janar-korrik të këtij viti vlera e investimeve të huaja direkte ka tejkaluar vlerën prej 400 milionë euro. Pra, 47% më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2021 dhe 99% me shumë sesa në vitin 2020.

Progresi ekonomik nuk është hamendësim e as rastësi. Ai është rezultat i politikave të duhura dhe qeverisjes së mirë. Shifrat dhe indikatorët më lart janë dëshmia jonë për këtë./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Therret me thikë një person në Prishtinë

Therret me thikë një person në Prishtinë

Reagon IML-ja- Laboratori i Toksikologjisë jashtë funksionit shkaku i renovimit

Reagon IML-ja- Laboratori i Toksikologjisë jashtë funksionit shkaku i renovimit

Dosja e Prokurorisë ndaj Damkës dhe Kamberajt: Si u dëmtua buxheti mbi 1 milion euro duke përfituar dy OJQ pa thirrje publike?

Dosja e Prokurorisë ndaj Damkës dhe Kamberajt: Si u dëmtua buxheti mbi 1 milion euro duke përfituar dy OJQ pa thirrje publike?

Automjeti përfshihet nga zjarri në qendër të Prishtinës – reagim i shpejtë nga ekipet emergjente

Lyon fiton apelin dhe mbetet pjesë e ligës elite franceze

Lyon fiton apelin dhe mbetet pjesë e ligës elite franceze

Mbi 160 persona mbesin të zhdukur pas përmbytjeve në Teksas

Mbi 160 persona mbesin të zhdukur pas përmbytjeve në Teksas

KB Peja rikthen Musab Malën

KB Peja rikthen Musab Malën

Dosja e Prokurorisë ndaj Damkës dhe Kamberajt: Si u dëmtua buxheti mbi 1 milion euro duke përfituar dy OJQ pa thirrje publike?

Dosja e Prokurorisë ndaj Damkës dhe Kamberajt: Si u dëmtua buxheti mbi 1 milion euro duke përfituar dy OJQ pa thirrje publike?

Automjeti përfshihet nga zjarri në qendër të Prishtinës – reagim i shpejtë nga ekipet emergjente

Automjeti përfshihet nga zjarri në qendër të Prishtinës – reagim i shpejtë nga ekipet emergjente

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X