TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti priti Nicole Chulick, tha se Qeveria udhëhiqet nga parimi se ligji është mbi politikën

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti priti Nicole Chulick, tha se Qeveria udhëhiqet nga parimi se ligji është mbi politikën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti Zëvendës ndihmës Sekretaren e Departamentit të Shtetit amerikan nga Byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Nicole Chulick, raporton teve1.info

Sipas komunikatës për medie, Kurti e falënderoi zëvendës ndihmës Sekretaren Chulick për përkrahjen prej dekadash të ShBA-ve, sidomos nga Byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë.

“Ai theksoi përkushtimin e lartë të Republikës së Kosovës për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe përkushtimin e qeverisë ndaj sundimit të ligjit. Në këtë kontekst, zëvendëskryeministrja Rexhepi nënvizoi se Kosova është shtet multietnik dhe qeveria po angazhohet që të fuqizojë komunitetet joshumicë. Gjatë bisedës, Kryeministri Kurti e njoftoi me politikat dhe masat mbështetëse të qeverisë për komunitetet joshumicë dhe grupet e margjinalizuara, ndër to mbështetja financiare për qendrat e mësimit dhe bursat për nxënës e studentë nga radhët e po këtyre komuniteteve, procesi i verifikimit të diplomave të Universitetit të Mitrovicës së Veriut me qëllim lehtësimin e qasjes në mundësi të punësimit, fondi i veçantë për grante për OJQ, fermerë e ndërmarrës të ri nga komunitete joshumicë, dhe masat e punësimit për 2000 banorë të katër komunave me shumicë serbe në veri të vendit”, thuhet në komunika.

Sipas njoftimit të Qeverisë, Kurti ka shpjeguar se masat e punësimit të Qeverisë, duke përfshirë ato për gratë dhe të rinjtë, kanë kontribuar në një rritje të punësimit prej 20% në tre vjet qeverisje.

“Më tej, ai nënvizoi se qeveria udhëhiqet nga parimi se ligji është mbi politikën dhe se e konsideron këtë parim një udhërrëfyes absolut për Qeverinë e Republikës së Kosovës. Në këtë takim, ai gjithashtu i shprehu zëvendës ndihmës Sekretares brengën e tij në lidhje me spastrimin etnik administrativ të shqiptarëve që po ndodh në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit nga autoritetet e Serbisë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri e falënderoi zëvendës ndihmës Sekretaren Chulick për vizitën, takimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Republikës së Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

Fishekë të fshehur në valixhen e shoferit, zbulohet municion në një autobus në Merdarë

Fishekë të fshehur në valixhen e shoferit, zbulohet municion në një autobus në Merdarë

Pas protestave për Arlindën, aktivistët paralajmërojnë presion ndaj institucioneve

Pas protestave për Arlindën, aktivistët paralajmërojnë presion ndaj institucioneve

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit dhe tri komisione parlamentare

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit dhe tri komisione parlamentare

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

Babai i Edon Zhegrovës krenohet me të birin që nuk e uli kokën gjatë intonimit të himnit të Izraelit

Babai i Edon Zhegrovës krenohet me të birin që nuk e uli kokën gjatë intonimit të himnit të Izraelit

Zhegrova mund të mbetet te Juventusi

Edon Zhegrova nis ndeshjen nga fillimi për Juventusin

Fishekë të fshehur në valixhen e shoferit, zbulohet municion në një autobus në Merdarë

Fishekë të fshehur në valixhen e shoferit, zbulohet municion në një autobus në Merdarë

Pas protestave për Arlindën, aktivistët paralajmërojnë presion ndaj institucioneve

Pas protestave për Arlindën, aktivistët paralajmërojnë presion ndaj institucioneve

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit dhe tri komisione parlamentare

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit dhe tri komisione parlamentare

Brenda  24 orëve, Policia raporton për 23 aksidente me të lënduar dhe 34 me dëme materiale

52 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, 21 persona të arrestuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën