Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Suedisë, Tobias Billstrom.
Përmes një komunikate të lëshuar për media, bëhet e ditur se takimi do fillojë nga ora 15:35 në ndërtesën e Qeverisë, raporton teve1.info.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Suedisë, Tobias Billstrom. Vendi: Ndërtesa e Qeverisë. KOHA: 15:35”, thuhet në komunikatë
Njëherit, mediet janë të ftuara për të marrë pamje nga ky takim.
“Në fillim të takimit duhet të jenë të pranishme aty më së largu në orën 15:20”, thuhet tutje./teve1.info/.








