Kryeministri i vendit, Albin Kurti do të pres sot në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, gjatë këtij takimi do të nënshkruhet marrëveshja për shërbime ajrore mes Kosovës dhe Malit të Zi, përcjell teve1.info
Takimi pritet të fillojë nga ora 09:00.
Pas takimit, Kurti dhe Abazoviq do të kenë deklarim për media.
Abazoviq, së bashku me një delegacion shoqërues, do të qëndrojnë në Kosovë nga data 13 prill deri më 15 prill. /Teve1.info/