Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do ta presë nesër në takim të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen.
Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, takimi do të mbahet nga ora 08:30.
Pas takimit do të ketë deklarim për media.







