TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Preokupimet kryesore, hapja e arkivave në Beograd, zbulimi i varrezave masive

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti: Preokupimet kryesore, hapja e arkivave në Beograd, zbulimi i varrezave masive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas Krushës së Madhe ka bërë sot homazhe edhe në Krushë të Vogël. Derisa ka kujtuar gjithë të rënët për liri, Kurti ka deklaruar se ndër qëllimet e institucioneve për të pagjeturit është hapja e arkivave në Beograd, pasi sipas tij, atje është e vërteta për planet gjenocidale të Serbisë që kanë rezultuar me qindra masakra në Kosovë. Ai ka thënë se qëllimi tjetër është zbulimi i varrezave të reja masive.

Po ashtu, kryeministri Kurti ka thënë se me krenari dhe përgjegjësi është prioritet i qeverisë dhe institucioneve për drejtësi e rehabilitim që t’i mbajnë lart figurat e gjithë të rënëve për liri.

Mes tjerash, Kurti ka folur edhe për numrin e madh të të pagjeturve, me ç’rast, ka thënë se ata nuk janë thjesht të pagjetur, por të zhdukur me dhunë.

“Ata nuk janë thjeshtë vetëm të pagjetur, ata janë të zhdukur me dhunë dhe dy janë preokupimet tona kryesore, hapja e arkivave në Beograd, meqenëse atje është e vërteta për planet gjenocidale të Serbisë që rezultuan me qindra masakra në Kosovë dhe tjetra është edhe zbulimi i varrezave të reja masive, e dihet që një gjë e tillë ka hasur në shumë obstruksione dhe pengesa në Serbi, ku në pesë varreza masive janë zbuluar tashmë në vitet e shkuara afër 1 mijë trupa të shqiptarëve, por natyrisht që ne dyshojmë se ka edhe të tjera. Por, asnjëherë nuk ka qenë e lehtë, e ndihmuar kërkesa dhe hulumtimi për varreza të tjera”, është shprehur ai.

I pyetur nëse do të kërkojë qe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq të kërkojë falje për të gjitha masakrat në Kosovë, Kurti ka thënë se këtu bëhet fjalë për njerëz, të cilët i mohojnë krimet.

Ai ka potencuar se Serbia ka mohuar edhe dëshmitë e ambasadorit, William Walker për masakrën e Reçakut, shkruan KP.

Kryesuesi i Komisionit qeveritar për persona të zhdukur, Andin Hoti ka thënë se një nder prioritetet kryesore të qeverisë është edhe zbardhja e fatit të personave të zhdukur me forcë.

Për këtë, ai ka thënë se kanë arritur që këtë çështje ta fusin në aneksin e implementimit të marrëveshjes së planit franko-gjerman apo marrëveshjes së Ohrit, mes Kosovës dhe Serbisë, për çka shpreson në ndikimin e BE-së dhe ShBA-së në kushtëzimin e tyre ndaj Serbisë që të jepen arkivat e saj, që pas 24 vitesh familjeve të personave të zhdukur të paktën t’u lehtësohet dhimbja.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Smajljaj: Osmani do të ketë kauzë kundër Kurtit, ashtu si ndaj Thaçit

Smajljaj: Osmani do të ketë kauzë kundër Kurtit, ashtu si ndaj Thaçit

Smajljaj: LVV përmes krizave po synon rritjen e votës, më 28 dhjetor i funksionoi

Smajljaj: LVV përmes krizave po synon rritjen e votës, më 28 dhjetor i funksionoi

Bugaqku: Nesër duhet të fillojë procesi i zgjedhjes së presidentit, ekziston rreziku të mos ndodhë

Bugaqku: Nesër duhet të fillojë procesi i zgjedhjes së presidentit, ekziston rreziku të mos ndodhë

Tahiri-Beqa: Zëri s’po ju nihet, Guxo nuk ekziston më

Ministria britanike e Mbrojtjes: Sulmi ndaj bazës në Qipro nuk erdhi nga Irani

Ministria britanike e Mbrojtjes: Sulmi ndaj bazës në Qipro nuk erdhi nga Irani

“InfoNata” 03.04.2026

“InfoNata” 03.04.2026

Tahiri-Beqa: Zëri s’po ju nihet, Guxo nuk ekziston më

Tahiri-Beqa: Zëri s’po ju nihet, Guxo nuk ekziston më

City gabon, Arsenali fiton dhe shkëputet në tabelë

City gabon, Arsenali fiton dhe shkëputet në tabelë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën