TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti premton të ardhme prosperuese për të gjithë qytetarët

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti premton të ardhme prosperuese për të gjithë qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se bashkëpunimi me akademinë, universitetet, fakultetet e institutet e hulumtimit është i rëndësishëm për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme dhe prosperuese, raporton teve1.info

Sipas një komunikate për medie, Kurti këto deklarime i bëri në konferencën “Kosova dhe Urbanizmi i Ri: Qëndrueshmëria, Inovacioni, Teknologjia, Qëndrueshmëria dhe Investimet’’ të organizuar në Kolegjin UBT.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti tha se është nder prania e tij në prag të 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe të merr pjesë në këtë konferencë të rëndësishme për të diskutuar, në frymë shkencore e profesionale, për të ardhmen e qëndrueshme të qyteteve të Kosovës dhe për të ardhmen e qëndrueshme të shoqërisë.

“Urbanizmi i Ri, me premisat e tij për të ndërtuar Qytete më të qasshme; më të jetueshme; më funksionale e me më shumë vlera estetike; më të sigurta, miqësore ndaj këmbësorëve e biçiklistëve, hapësira publike më kreative e më të gjalla, – është ndër përpjekjet bashkëkohore për të ndërtuar qytete që kanë në qendër të vëmendjes njeriun dhe natyrën’’ u shpreh kryeministri Kurti.

Ai tha se përveç Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, janë edhe Ministria e Zhvillimit Rajonal, si dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, të cilat, në bashkëpunim horizontal me ministritë tjera, dhe me bashkëpunim me pushtetin lokal janë duke ndërtuar politika e duke realizuar projekte që sigurojnë një zhvillim të qëndrueshëm dhe rrisin cilësinë e jetesës.

“Në këtë drejtim, bashkëpunimi me akademinë, me universitetet, me fakultetet, me institutet e hulumtimit është jashtëzakonisht i rëndësishëm, theksoi kryeministri, duke shtuar se ai nuk është vetëm synim i yni i njëanshëm, por është i domosdoshëm për të ndërtuar një të sotme stabile dhe një të ardhme të qëndrueshme dhe prosperuese, për të gjithë”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Qeveria.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Digjet një veturë në Gjakovë, pa të lënduar

Digjet një veturë në Gjakovë, pa të lënduar

Begaj takohet me Baba Mondin, uron besimtarët bektashinj për ditën e Sulltan Nevruzit: Paqe dhe begati për të gjithë shqiptarët

Begaj takohet me Baba Mondin, uron besimtarët bektashinj për ditën e Sulltan Nevruzit: Paqe dhe begati për të gjithë shqiptarët

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Policia arreston një të kërkuar në Han të Elezit

KRU “Prishtina” paralajmëron: Zero tolerancë për borxhet dhe lidhjet ilegale

Uji në rrezik, thirrje për kursim

Vdes 23-vjeçari gjatë riparimit të mjetit në servis

31-vjeçarja nga Kosova gjendet e vdekur në një hotel në Durrës

Digjet një veturë në Gjakovë, pa të lënduar

Digjet një veturë në Gjakovë, pa të lënduar

Reuters raporton se raketa Patriot e përfshirë në shpërthimin në Bahrein ka shumë gjasa të jetë operuar nga SHBA

Reuters raporton se raketa Patriot e përfshirë në shpërthimin në Bahrein ka shumë gjasa të jetë operuar nga SHBA

Begaj takohet me Baba Mondin, uron besimtarët bektashinj për ditën e Sulltan Nevruzit: Paqe dhe begati për të gjithë shqiptarët

Begaj takohet me Baba Mondin, uron besimtarët bektashinj për ditën e Sulltan Nevruzit: Paqe dhe begati për të gjithë shqiptarët

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Policia arreston një të kërkuar në Han të Elezit

KRU “Prishtina” paralajmëron: Zero tolerancë për borxhet dhe lidhjet ilegale

Uji në rrezik, thirrje për kursim

OVL-UÇK të hënën mban konferencë për media

OVL UÇK reagon ndaj ambasadorit gjerman, Gucati: Po parapërgatitet opinioni për vendimin e Gjykatës Speciale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën