Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se po bëjnë ndërlidhjen e arsimit me ekonominë, pasi sipas tij hendeku “ndërmjet aftësive profesionale dhe kërkesave të tregut është thelluar për shumë vite me radhë”.
Kurti në një postim në Facebook të dielën, tha se buxhetin në arsim e kanë rritur pasi investimi në këtë fushë është me kthim të sigurt.
Ai në vazhdën e publikimeve për punën që ka bërë Qeveria e tij në sektor të ndryshëm, ka përmendur edhe shkollimin universitar falas.
“Me qeverisjen tonë arsimi i lartë publik është bërë falas për të gjithë sepse arsimi është e drejtë e pakushtëzuar. Po bëhet ndërlidhja e arsimit me ekonominë sepse hendeku ndërmjet aftësive profesionale dhe kërkesave të tregut është thelluar për shumë vite me radhë. Buxheti për arsim është rritur sepse investimi në arsim, është investim me kthim të sigurt”, ka shkruar Kurti ndër të tjera, përcjell teve1.info