TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Përveç balotazhit, do të kemi dy herë zgjedhje, edhe në dimër, edhe në pranverë

by teve1
4 muaj ago
5
A A
Kurti: Përveç balotazhit, do të kemi dy herë zgjedhje, edhe në dimër, edhe në pranverë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka paralajmëruar se, përveç balotazhit në zgjedhjet lokale të 9 nëntorit, Kosova mund të përballet edhe me dy palë zgjedhje të reja parlamentare, në dhjetor dhe në pranverë.

Gjatë një konference për media, Kurti ka theksuar se zgjedhja e presidentit të ri në pranverë mund të sjellë përsëri zgjedhje për vendin.

Ai ka shtuar se do të ishte më e dëshirueshme që zgjedhjet në dimër të shmangeshin dhe të mbahej vetëm një raund zgjedhjesh në pranverën e ardhshme.

“Nga ajo që dëgjuam dje dhe duke u bazuar në rrethanat që ekzistojnë, duket se të gjithë tani janë të përgatitur jo vetëm për balotazh, por edhe për zgjedhje të reja parlamentare. Mbase është për të ardhur keq që mund të kemi dy herë zgjedhje: një në dimër dhe një tjetër në pranverë. Kur nuk arritëm t’i bëjmë 61 deputetë për të formuar një qeveri të re, është vështirë e imagjinueshme që mund të bëjmë kollaj 80 deputetë në pranverën e vitit të ardhshëm dhe i kemi vetëm 4 muaj deri te zgjedhja e presidentit apo presidentes. Kemi pasur mundësi që këto zgjedhje të dhjetorit t’i evitojmë dhe t’i mbajmë vetëm në pranverë”, ka thënë Kurti.

Ndryshe, të dielën qeveria “Kurti 3” e propozuar nga mandatari Albin Kurti mori vetëm 56 vota në Kuvendin e Kosovës, pesë më pak se 61 votat e nevojshme.

Ndërkohë, presidentes Vjosa Osmani i mbaron mandati në prill të vitit 2026.

Presidenti zgjidhet me dy të tretat e votave të 120 deputetëve sa i ka gjithsej Kuvendi.

Në rast se kandidati nuk i merr këto vota në dy rundet e para, në rundin e tretë zgjidhet me votat e gjysmës së deputetëve.

Në rast se nuk zgjidhet as në rundin e tretë, atëherë Kuvendi shpërndahet dhe shpallen zgjedhjet e reja.

Tags: albin kurtizgjedhje
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Muja në Paris, pjesëmarrës në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësisë

Muja në Paris, pjesëmarrës në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësisë

​5 milionë euro ndahen për gratë ndërmarrëse dhe zonat rurale në Kosovë

​5 milionë euro ndahen për gratë ndërmarrëse dhe zonat rurale në Kosovë

Ambasadori francez për Tëvë1: Kosova duhet dhe do të jetë anëtare e KiE

Ambasadori francez: Zgjedhja e presidentit, përgjegjësi e partive politike në Kosovë

Ushtarët italianë të KFOR-it me patrulla në tërë Kosovën

5 profesione që do të jenë më të kërkuarat në vitin 2026

5 profesione që do të jenë më të kërkuarat në vitin 2026

Ambasadori francez për Tëvë1: Kosova duhet dhe do të jetë anëtare e KiE

Ambasadori francez: Zgjedhja e presidentit, përgjegjësi e partive politike në Kosovë

“Dardanet” gati për ndeshjet kualifikuese

“Dardanet” gati për ndeshjet kualifikuese

McKennie me kontratë të re te Juventusi

McKennie me kontratë të re te Juventusi

Gjyqtarë nga Polonia në duelin Celje-Drita

Gjyqtarë nga Polonia në duelin Celje-Drita

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën