TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Përpjekjet e Serbisë për të minuar sovranitetin e shtetit tonë, paraqesin kërcënim ndaj sigurisë

by teve1
1 muaj ago
1
A A
Kurti: Përpjekjet e Serbisë për të minuar sovranitetin e shtetit tonë, paraqesin kërcënim ndaj sigurisë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në edicionin e 8-të të Konferencës së Ambasadorëve, tha se përpjekjet e Serbisë për të minuar sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit të Kosovës vazhdojnë të paraqesin kërcënim ndaj sigurisë sonë kombëtare.

Kurti këto deklarata i bëri në organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës e cila ka nisur sot edicionin e 8-të të Konferencës së Ambasadorëve, ku marrin pjesë përfaqësuesit diplomatikë të Kosovës nga mbarë bota.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, theksoi se Kosova ka sot një rrjet diplomatik më të gjerë se kurrë më parë me gjithsej 53 degë të ndryshme të shpërndara në gjashtë kontinente përveç Antartikut.

“Ministria e Punëve të Jashtme është i vetmi digaster në qeverinë tonë që ka gjithsej pesëdhjetë e tre degë të ndryshme të shpërndara në gjashtë kontinente, përveç Antarktikut, prej Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malet e Zi deri te shtetet e largëta, si Australia, Japonia, Panamaja dhe Senegali kemi tridhjetë e katër ambasada, dymbëdhjetë konsulata të përgjithshme, katër konsulate të posaçme dhe një zyre ndërlidhëse. Midis këtyre janë përfaqësi dhe të reja të hapura rishtës në Poloni, Kolumbi, Malajzi dhe pranë selisë së shenjtë në Vatikan. Kjo shpërndarje e gjerë e përfaqësive, e cila është shpërndarja më e gjerë në historinë e Repulikës sonë, përbën njëkohësisht edhe avantazh, edhe sfidë.
Avantazhi është se i mundëson shtetit tonë që të ketë 53 zëra nëpër botë duke shtyer përpara interesat më të rëndësishme të Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Ndërkaq, sfida kryesore është se si të gjejmë një mënyrë që të gjithë këta zërat tuaj të mos funksionojnë të pa ndërlidhur me njëri-tjetrin, por në harmoni të plotë, si një kor i vetëm me Ministrinë këtu në Prishtinë, në rolin e dirigjentit”, tha Kurti.

Ai gjithashtu paralajmëroi se përpjekjet e Serbisë për të dëmtuar imazhin dhe sovranitetin e Kosovës vazhdojnë të jenë një sfidë e përhershme, duke shpërndarë në çdo skaj të botës mesazhe të rrejshme.

Kurti tha se veprimtaria e ambasadorëve është jetike për mbrojtjen e vendit.

“Përpjekjet e Serbisë për të minuar sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit tonë, vazhdojnë të paraqesin kërcënim ndaj sigurisë tonë kombëtare me miliona të shpenzuara për lobimin dhe komunikimin botëror, duke e shpërndarë në mënyrë sistematike, në çdo skaj të botës, mesazhe të rrejshme. Duke marrë parasysh këtë klimë sfiduese, botërore dhe rajonale, veprimtaria juaj si përfaqësues të Kosovës është jetike për prafirmimin e vendit tonë”, shtoi Kurti.

Ndërsa, Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, prezantoi reformat e brendshme të ministrisë dhe arritjet ndërkombëtare të Kosovës gjatë vitit të fundit.

Gërvalla theksoi se çdo euro e buxhetit po përdoret me plan të qartë, të arsyetuar dhe me kontroll të plotë duke arritur të ulin shpenzimet e panevojshme, të riorientojnë fondet drejt prioriteteve strategjike dhe të forcojnë llogaridhënien në çdo mision diplomatik.

“Kështu ka kaluar një reformë thelbësore, duke vendosur standarde të reja të transparencës dhe menaxhimit të përgjegjshëm financiar. Sot, çdo euro e buxhetit përdoret me plan të qartë, të arsyetuar dhe me kontroll të plotë kemi arritur të ulim shpenzimet e panevojshme, të riorientojmë fondet drejt prioriteteve strategjike dhe të forcojmë llogaridhënien në çdo mision diplomatik. Mjetet e kursyera nga shpenzimet operative janë përdorur për forcimin e diplomacisë ekonomike dhe publike nga mbështetja e bizneseve kosovare në tregjet huaja deri te promovimi i imazhit të vendit tonë në arenën ndërkombëtare.

Në këtë kuadër, kemi zhvilluar aktivitete të shumta kulturore nëpër botë duke prezantuar Kosovën si një shtet të ri me trashëgimi të pasur, krijimtari bashkëkohore dhe energji të pashtershme. Gjatë këtij viti kemi arritur edhe dy njohje të reja të shtetësisë së Republikës së Kosovës, duke forcuar pozicionin tonë ndërkombëtar dhe duke dëshmuar se puna e koordinuar diplomatike jep rezultate konkrete;Po ashtu kemi siguruar anëtarësimin e një numër të konsiderueshëm organizatash ndërkombëtare, duke e zgjeruar hapësirën ku Kosova është e pranishme dhe aktive… Mërgata mbetet një nga asetet më të çmuara të vendit”, tha Gërvalla.

Ky edicion i konferencës së ambasadorëve do të zgjasë më 11 deri 13 gusht të këtij viti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Njëri nga kandidatët për kryetar të Gjilanit tërhiqet nga gara dhe nga partia

Njëri nga kandidatët për kryetar të Gjilanit tërhiqet nga gara dhe nga partia

Prokuroria Speciale konfirmon: Rozeta Hajdari e ftuar si e pandehur në hetimet për rezervat shtetërore

Arrestohet një person për krime lufte në Kosovë

Ish-diplomati amerikan James Rubin tregon se javën e ardhshme do të dëshmojë në Hagë

Ish-diplomati amerikan James Rubin tregon se javën e ardhshme do të dëshmojë në Hagë

ASK: Çmimi i rrymës është shtrenjtuar 17.1 për qind

ASK: Çmimi i rrymës është shtrenjtuar 17.1 për qind

Begaj pret Ramën në Presidencë për mandatimin e qeverisë

Begaj pret Ramën në Presidencë për mandatimin e qeverisë

Njëri nga kandidatët për kryetar të Gjilanit tërhiqet nga gara dhe nga partia

Njëri nga kandidatët për kryetar të Gjilanit tërhiqet nga gara dhe nga partia

“Mesditë”- 12.09.2025

“Mesditë”- 12.09.2025

Zyrtare: Elbasan Rashani bashkohet me Melbourne City në A-League të Australisë

Zyrtare: Elbasan Rashani bashkohet me Melbourne City në A-League të Australisë

“Liverpooli nuk ka nevojë për Isakun, Salah është çelësi i titullit”, flet legjenda e Ligës Premier

“Liverpooli nuk ka nevojë për Isakun, Salah është çelësi i titullit”, flet legjenda e Ligës Premier

“Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë”, Hysaj: Besoj në ëndrrat që kam, siç ishte Europiani

“Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë”, Hysaj: Besoj në ëndrrat që kam, siç ishte Europiani

Man City dëshiron të nënshkruajë në janar me yllin e Barcelonës

Man City dëshiron të nënshkruajë në janar me yllin e Barcelonës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën