Kryeministri, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook ka përkujtuar tre aktivistët e vrarë të Kosovës më 24 dhe 25 mars në vitin 1999 nga forcat serbe.
Kurti ka përmendur vrasjen e Bajram Kelmendit në Prishtinë, Latif Berishës dhe Agim Hajrizit në Mitrovicë.
“Mes 24 dhe 25 marsit të vitit 1999, forcat serbe vranë tre aktivistë të shquar të jetës publike në Kosovë: Bajram Kelmendin, Latif Berishën dhe Agim Hajrizin! Teksa trupat ajrore të NATO-s nisën fushatën e bombardimeve mbi Jugosllavi si përgjigje ndaj krimeve të Serbisë së Millosheviqit në Kosovë, natën e 24 marsit, pesë policë serbë u futën në shtëpinë e Bajram Kelmendit dhe e morën dhunshëm bashkë me dy djemtë e tij: Kushtrimin dhe Kastriotin. Pas dy ditësh, më 26 mars, që të tre u gjetën të vrarë në periferi të Prishtinës. Në po atë natë të 24 marsit, forcat serbe e vranë në shtëpinë e tij në Mitrovicë, Latif Berishën, aktivistin e shquar politik, atë kohë 67 vjeçar”.







